Kthehen ne vend, 57 mije emigrante
E Enjte, 25 Shtator 2008
Rreth 57 mije shqiptare, te cilet kane shkelur ne menyre te paligjshme kufijte e shteteve te ndryshme te botes, jane rikthyer serish ne vend, gjate tete muajve te pare te vitit 2008. statistika eshte bere e ditur ne aktivitetin "Konference Nderkombetare mbi Kthimin dhe Ripranimin", zhvilluar dje ne Hotel Tirana. Palet pjesemarrese kane premtuar bashkepunim ne menyre qe te zbutet fenomeni i kalimit te paligjshem te kufirit.
Kthimet
Ne aktivitetin e organizuar nga IOM, me pjesemarrjen e drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Policise Kufitare dhe pjesemarresve te huaj, u be me dije gjendja e "ikjeve" te paligjshme deri ne diten e djeshme. Keshtu, sipas perfaqesuesve nga keto institucione, ne tete muajt e pare te ketij viti jane kthyer ne Shqiperi rreth 57 mije emigrante te paligjshem, te cilet kishin shkelur ne kufijte e vendeve te ndryshme ne menyre ilegale dhe pa asnje lloj dokumentacioni. Sipas te dhenave, pjesa derrmuese, ose 44 mije prej tyre, jane kthyer nga Greqia, ndersa te tjeret i perkasin shteteve si Italia, Anglia, SHBA, Spanja apo edhe Gjermania. Ndersa ne menyre sporadike nuk perjashtohen edhe shtetet e tjera. Sipas drejtorise se Migracionit, nje numer i vogel emigrantesh i perket shteteve nordike, te preferuara kryesisht gjate viteve te fundit nga shqiptaret. Ne kete konference, drejtues te kesaj drejtorie bene me dije statistikat e ketij viti, si edhe 15 marreveshjet e ripranimit qe ajo ka nenshkruar ne vitet e fundit.
Operacioni
Drejtori i Departamentit te Policise se Kufirit dhe Migracionit, ne Ministrine e Brendshme, Pellumb Nako ka deklaruar se ka nisur nje operacion i perbashket per luften kunder kalimit te emigranteve te paligjshem". Sikurse mesohet, Shqiperia i pranon ne 12 pika te kalimit kufitar emigrantet e paligjshem te saj, ku jashte mbeten vetem ato pikat e kalimit kufitar te Tre Urave dhe zones se Muriqanit. Sipas informacioneve te dhena nga vete te kthyerit e ketij viti, shumica kane preferuar qe me mire te sakrifikonin kthimin e shpejte pa i vena pune ne vije, por ama te perfitonin nga marreveshjet e bashkepunimit per pritjen e emigranteve te paligjshem ne Shqiperi, me qellim rikthimin e tyre ne vendet ku kane emigruar. Por, kesaj here ata do te jene te pajisur me dokumente te rregullta pa iu trembur kthimit te vazhdueshem. Ne takimin e djeshem merrnin pjese Anna Markaki, Drejtore e Pergjithshme per Politikat e Migracionit dhe Integrimit Social per te Huajt, Ministria e Brendshme e Greqise, Nicolas Pazios, ambasadori grek ne Tirane, Ahmet Prenci, Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, etj.