PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tingujt dhe ritme folku ne "Miqesia Folk"


E Merkure, 24 Shtator 2008

Tingujt dhe ritmet e folkut te jugut te Shqiperise dhe veriut te Greqise u prezantuan mbremjen e djeshme nga gjashte grupe isopolifonike ne naten e dyte te festivalit "Miqesia Folk", qe po zhvillohet ne qytetin e gurte te Gjirokastres. Grupet isopolifonike, te cilat u ngjiten ne skenen e kinoteatrit te ketij qyteti, shpalosen pasurite folklorike dhe etnografike te trevave qe perfaqesojne. Programi artistik i nates se dyte te festivalit "Miqesia Folk" u cel nga grupi polifonik i Cfakes, Gjirokaster, te cilet interpretuan kenget "Melesini maja-maja" dhe "Une coku do te vete". Spektatoret e pranishem duartrokiten dy vogelushe te talentuar ne ekzekutimin e kenges isopolifonike. Ermelinda Bixhaku, vogelushja 10 vjecare, nxenese e klases se peste, solli ne skene motivet me te arrira te kenges tradicionale gjirokastrite. Ne festival interpretoi edhe grupi i kenges popullore qytetare permetare, ku prezantimi artistik i kengetarit Vaske Curri dhe instrumentisteve te grupit, u shoqerua me duartrokitje te vazhdueshme nga spektatoret. Artistet popullore te ketij grupi dhane nje minikoncert te vertete, kur per gati 30 minuta interpretuan kenge te ndryshme popullore te jugut te vendit. Nata e fundit e Festivalit te Kenges Popullore "Miqesia Folk", i cili tashme synon te kthehet ne tradite, do te zhvillohet mbremjen e sotme.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika