PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ansambli i femijeve ne Festivalin e Selanikut


E Merkure, 24 Shtator 2008

Ansambli i Qendres Kulturore te Femijeve te Librazhdit do te prezantoje vlerat folklorike dhe kostumografine e pasur te zonave te ndryshme te ketij rrethi ne Festivalin Ballkanik te Femijeve, i cili do te zhvillohet ne Selanik te Greqise, nga data 23-28 shtator. Drejtori i Qendres Kulturore te Femijeve, Haxhi Balliu, tha dje per Atsh-ne se "ne kete festival, i cili do te zhvillohet ne Kalkidhiki te Selanikut, do te marrin pjese dymbedhjete grupe folklorike te femijeve nga Ballkani, si Greqia, Serbia, Shqiperia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Turqia, Rumania, Bullgaria, si dhe Italia e Hungaria". Ne repertorin e ansamblit perfaqesohen te gjitha trevat e Librazhdit, por edhe te Shqiperise se Jugut e asaj te Veriut si dhe trevat shqiptare te Maqedonise e Kosoves. Krahas valles se njohur te Rrajces, femijet librazhdas do te kercejne edhe vallen e Korces, vallen e cobanit, etj. Ansambli i Femijeve te Librazhdit pritet te jape disa koncerte edhe per emigrantet shqiptare, qe ndodhen ne Selanik e Kalkidhiki. Ansambli i Femijeve te ketij rrethi eshte krijuar ne vitin 1974, nga koreografi Sadi Halili, "Artist i Merituar" dhe "Mjeshter i Madh". Qe prej krijimit te tij dhe deri tani ai ka marre pjese ne nje sere aktivitetesh brenda dhe jashte vendit. Ne vitin 2000 Ansambli i Femijeve te Librazhdit u nderua me cmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te Shkupit, ne Maqedoni.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika