Fakultetet e dyta, nis shqyrtimi i dosjeve
E Merkure, 24 Shtator 2008
Ka nisur tashme shqyrtimi i dosjeve per aplikantet e nje fakulteti te dyte, te cilet kane dorezuar dokumentacionin ne fakultete deri me date 10 shtator. Ndryshe nga ata qe garojne per t'u ulur ne auditoret e universiteteve per here te pare, kjo kategori studentesh nuk u nenshtrohet konkurseve, por garojne mes tyre me dosje. Qe do te thote se secili prej ketyre kandidateve duhet te plotesoje nje dosje qe permban: diplomen e shkolles se larte, listen e notave, Curriculum Vitae, titujt e tjere (nese ka), eksperiencat ne pune. Pas perfundimit te procesit te dorezimit te dokumentacionit, dosja e secilit kandidat merret ne shqyrtim dhe do te perzgjidhet si fitues, ai qe ka te dhenat me te favorshme. Kriteri kryesor per te nisur studimet ne nje fakultet te dyte eshte ngjashmeria midis dy cikleve te studimit. E thene ndryshe nje kandidat qe ka tashme nje diplome te Matematikes te Shkencat e Natyres, ka mundesite me te medha per te fituar ne nje nga deget e Inxhinierise te Universiteti Politeknik se ai qe ka nje diplome Historie, por nga ana tjeter ai qe eshte diplomuar per Histori, do te jete preference kryesore per fakultetin e Drejtesise. Keshilli i Ministrave ka percaktuar per kete sistem studimesh plot 500 kuota per kete vit akademik, nderkohe qe koston e studimeve do ta perballojne vete kandidatet, per arsye se shteti ka kontribuar njehere per shkollimin e tyre, kur jane diplomuar per here te pare. Tarifat e studimit jane te ndryshme, ne varesi te rendesise qe ka diploma qe ata kerkojne.