PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mjeket, 4 vjet pune ne vendlindje


E Merkure, 24 Shtator 2008

"Urdhri i mjekut" ka mbeshtetur dje idene e Ministrise se Shendetesise per te stimuluar mjeket e rinj, ne menyre qe pas diplomimit ata te punojne per nje periudhe 4-vjecare ne zonat prej nga vijne. Nje gje te tille presidenti i "Urdhrit te Mjekut", Dine Abazaj, e ka shprehur, pas nje takimi qe perfaqesues te Shoqates Boterore te Mjekesise (World Medical Association) kishin ne kete institucion. Keshtu, mungesa e mjekeve ka bere qe shume paciente ne jug, por edhe ne veri te vendit, te kerkojne ndihme mjekesore prane Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne Tirane. Madje, ka pasur edhe raste kur pacientet jane paraqitur me vonese ne QSUT, cka ka sjelle komplikacione per shendetin e tyre. Po dje, perfaqesues te kesaj shoqate takuan edhe ministren e Shendetesise, Anila Godo, ku u theksua rendesia e misionit te Urdhrit te Mjekut dhe se sa i vlefshem eshte prania e tij ne jeten shendetesore te vendit.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika