 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Mjeket, tani studime me detyrim
E Merkure, 24 Shtator 2008
Sado te afte qe te jene, mjeket dhe infermieret e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane do t'u nenshtrohen "studimeve" te tjera, gjate kohes qe jane te punesuar ne spitale. Kjo do te ndodhe fale nje projekti mes Ministrise se Shendetesise, ne bashkepunim me Kooperacionin Zviceran, i cili parashikon vazhdueshmerine e formimit te stafit shendetesor. Trajnimi per secilin prej mjekeve apo infermiereve pritet qe te zgjase rreth nje vit dhe do te filloje se shpejti.
Trajnimi
Qendra e trajnimit per mjeket dhe infermieret pritet qe te ngrihet brenda ketyre muajve dhe sipas burimeve nga Ministria e Shendetesise pritet qe te zgjase nje vit. Keshtu, qellimi kryesor i projektit per trajnimin e tyre eshte formimi i tyre i vazhdueshem, sipas logjikes qe jo gjithcka mesohet gjate periudhes se studimeve. Fillimisht, kjo qender do ta ushtroje aktivitetin ne Tirane, ndersa ne faza te mevonshme, qendra te tilla pritet qe te ngrihen ne te gjitha qarqet e vendit. Me konkretisht, ajo qe synon hapja e "Qendres se Formimit te Vazhduar", eshte evidentimi i nevojave per trajnim te kategorive te ndryshme te personelit shendetesor, identifikimi i propozimeve dhe prioriteteve te Ministrise se Shendetesise per edukimin e vazhduar, por edhe ndihma ne planifikimin e aktiviteteve dhe programet e edukimit te vazhduar ne nivel kombetar. Sipas burimeve nga Ministria e Shendetesise, trajnimi i vazhdueshem i personelit shendetesor eshte prioritet i ketij dikasteri, i cili kete vit mundesoi rinisjen e specializimeve pasuniversitare per mjeket, pas disa vitesh nderprerjeje.
Kualifikimet
Per sektorin e infermieristikes, mesohet se po pergatiten politika te reja per te permiresuar ne menyre te vazhdueshme standardet dhe cilesine e kujdesjeve infermierore, te cilat cojne ne permiresimin e sherbimit shendetesor ne te gjitha sherbimet spitalore dhe sherbimet e Kujdesit Paresor ne qender e ne rrethe. Me ngritjen e qendrave te trajnimit ne te gjitha hallkat e sistemit (shendet publik, kujdes paresor dhe spitalor) dhe ne te gjitha nivelet, mjeket e pergjithshem, mjeket specialiste, infermieret, menaxheret etj, do te perfshihen ne nje program te gjere formimi gjate gjithe viteve te profesionit. Roli i burimeve njerezore dhe menaxhimi i mire i tyre po merr nje dimension te ri dhe nje vemendje te vecante, per menyren se si ato do te rekrutohen, trajnohen dhe si avancojne profesionalisht gjate karrieres se tyre. Vitin e kaluar, numrin me te madh te kualifikimeve e zune ato te mjekeve specialiste, kryesisht per imazherine dhe rifreskim te njohurive mjekesore. Sipas te dhenave nga Ministria e Shendetesise, krahasuar me vitin 2006 ka nje rritje te numrit te kualifikimit te mjekeve si jashte vendit, ashtu dhe ne spitalet universitare te Tiranes.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Rreshen-Kalimash, iken shefi i kadastres
- "Busti u cua ne vendin e plehrave"
- Te varfrit, ne sherbim se te moshuarve
- Mjeket, mjekim me leje pacienteve
- Korrupsioni, formular per denoncimin
- Raundi 3, formular per vendet bosh
- Nisen regjistrimet, edhe 1 jave afat
- Universiteti per Turizmin, nje sfide e mirepritur
- Mbyllet greva, nis biznesi
- Bursat shkollore, nisin aplikimet per fituesit
- Bashkia heq Pese Heronjte
- Greket pushim, turqit gjume ne kufi
- Greva "paralizon" edhe tregjet Greke
- "Shkodra, me monumente te cuditshme"
- Shkodranet te ndare ne dy pjese
|
|