 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Greva "zhyt" ne kaos doganen
E Merkure, 24 Shtator 2008
Situate kaotike ne doganat shqiptare ne Jug te vendit. Shkak eshte bere greva dy ditore e doganiereve greke, ndersa edhe dje jane lejuar vetem kembesoret qe te kalonin pertej kufirit. Doganieret greke ne doganat e Kakavijes, Gjirokaster, Tri Urat Permet, Qafe Botes ne Sarande dhe Kapshtices ne Korce, kane vazhduar greven e nisur ne oren 06:00 te se henes. Sipas burimeve zyrtare ne drejtorite e policive, edhe gjate dites se marte ka qene e pezulluar levizja e automjeteve ne drejtim te Greqise dhe anasjelltas. Shkak per kete bllokim te punes vazhdon te jete greva e doganiereve greke qe pritej te perfundonte po diten e djeshme. Ndersa pritet ndonje zhvillim pozitiv gjate dites se sotme, pasi pikat kufitare kane bllokuar cdo lloj aktiviteti, duke prekur edhe ate tregtar mes dy vendeve.
Postblloqet
Gjate kesaj kohe, ne drejtim te Greqise jane lejuar te levizin vetem kembesoret. Nderkohe postblloqet e policise rrugore, pergjate rruges kombetare Tepelene-Gjirokaster-Kakavije, Sarande-Qafe Bote dhe Korce-Kapshtice, kane vene ne dijeni te gjithe drejtuesit e automjeteve qe udhetonin ne drejtim te vendit fqinj, ne lidhje me kete nderprerje te punes. "Pas marrjes se njoftimit nga homologet tane greke ne kemi vendosur ne dijeni te gjithe drejtuesit e automjeteve qe udhetonin ne drejtim te Kakavijes ne lidhje me kete nderprerje te punes nga pala greke", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Edhe komandanti i pikes kufitare ne Kapshtice, Qamil Zhgaba, pohoi se te njejtin veprim kane kryer oficeret e doganes shqiptare. I njejti informacion vjen edhe nga pika kufitare e Qafe Botes, ne Sarande, ku levizjet ne te dy krahet jane me intensitet me te ulet.
Autobuset
Nderkohe qe gjate mengjesit dhe mesdites te se martes ka vijuar normalisht levizja e kembesoreve ne drejtim te Greqise. Fale njoftimit ne kohe nga efektivet e policise shqiptare dhe fluksit te ulet te emigranteve gjate kesaj kohe, nuk jane krijuar radhe te gjata pritje te automjeteve qe udhetojne ne drejtim te Greqise dhe te cilave u eshte dashur te kthehen pas. Gjate dites se hene kane qene rreth 200 automjete ne Kakavije e Kapshtice qe jane detyruar te kthehen nga pikat doganore, kurse shume te tjera u ndaluan nga patrullat e qarkullimit rrugor. Emigrantet qe udhetojne ne drejtim te Greqise kane si mundesi zgjidhje vetem linjat e autobuseve te udhetareve qe funksionojne ne shtetin fqinj. Pasi mberrijne ne doganen e Kakavijes, Qafe Botes, Tre Urave dhe Kapshtices e perpunojne dokumentet, ata iu nenshtrohen procedurave ne doganen greke per t'iu drejtuar me pas vend parkimit te linjave te autobuseve.
Emigrantet
Ka edhe nga ata emigrante te cilet mberrijne ne Kakavije me automjetet e tyre private dhe pasi i parkojne ato ne mjediset e Doganes shqiptare vazhdojne udhetimin ne shtetin fqinj me linjat e autobuseve te udhetareve. "Nuk kisha rrugezgjidhje tjeter, vecse ta le automjetin ketu ne Kakavije, per ta marre me pas disa njerez te aferm te mi dhe te vazhdoj udhetimin me autobus, pasi do te me duhet te kthehem patjeter ne pune pas pushimeve", thote Edmond Lekaj, nje emigrant nga Fieri. "Tani sa mberrita ne Kakavije me fugonet e rastit dhe do te me duhet te udhetoj ne drejtim te Athines me autobuset e udhetareve, pasi makinen time e lash ne shtepi, ne Lushnje", thote Albert Koja, nje emigrant i cili se bashku me bashkeshorten dhe dy femijet e tij ka zgjedhur si menyren me te shpejte per t'u rikthyer ne Greqi, udhetimin me autobus.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Rreshen-Kalimash, iken shefi i kadastres
- "Busti u cua ne vendin e plehrave"
- Te varfrit, ne sherbim se te moshuarve
- Mjeket, mjekim me leje pacienteve
- Korrupsioni, formular per denoncimin
- Raundi 3, formular per vendet bosh
- Nisen regjistrimet, edhe 1 jave afat
- Universiteti per Turizmin, nje sfide e mirepritur
- Mbyllet greva, nis biznesi
- Bursat shkollore, nisin aplikimet per fituesit
- Bashkia heq Pese Heronjte
- Greket pushim, turqit gjume ne kufi
- Greva "paralizon" edhe tregjet Greke
- "Shkodra, me monumente te cuditshme"
- Shkodranet te ndare ne dy pjese
|
|