PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Koha e Kometes" e fillon me Shkodren

Ben Andoni
E Merkure, 24 Shtator 2008

"Koha e Kometes" (Time of the Comet), qe celi siparin e Festivalit te pare Nderkombetar Veror te filmit ne Durres, filloi nga dje rrugetimin ne Shkoder. Nje nga filmat me te realizuar shqiptar te koheve te fundit me nje kast te perzier nga te gjithe trevat shqiptare, shtuar me emrat e disa aktoreve te huaj, ka treguar nje stad me te larte te filmit shqiptar bashkekohor. Mbeshtetur mbi motive te novelezes "Viti i Mbrapshte" ai ka mrekulluar publikun e Prishtines dhe nga 23 shkurti edhe ate te Shkodres.

Regjisori i saj Fatmir Koci ka vendosur nje kast te ekuilibruar te autoreve me pervoje dhe debutuesve, ndersa i ka besuar Blerim Destanit rolin kryesor dhe pastaj Cun Lajcit, Luan Jahjes, Marsela Lushes, Xhevdet Jasharit, Blerim Gjocit, Xhevdet Ferrit etj, rolet e tjera. Thuhet se Koci i ka mbyllur xhirimet e filmit me te kushtueshem te historise se kinematografise shqiptare ne nisje te vjeshtes se vitit 2007. Me plot 2.5 milione Euro. Nje film, qe ka qene enderr per realizimin nga ana e Kocit dhe krejtesisht me nje look nderkombetar, per sa i perket produksionit te tij. Ai ka qene bashkeprodhim me Kompanine gjermane "LARA Enterprises", producent i te cilit eshte Alan Mixhic, me origjine nga Bosnja. Koci ka preferuar qe t'i realizoje xhirimet ne mes te Maqedonise dhe Veriut te Shqiperise. Ngjarjet fillojne nisen ne nje pllaje dhe po ne te njejtin vend, kthehet me te dashuren e tij, aktori kryesor i filmit. Deri me tani kritika shqiptare e specializuar ende nuk e ka shprehur zerin e saj. Perndryshe, filmi ka treguar nje marredhenie te arrire te stafit teknik dhe te aktoreve te saj. P.sh. shquhet aktori kryesor Destani dhe duke vazhduar me rolin e Kuz Babait, qe eshte nje arritje interpretimi i Cun Lajcit. Jo vetem se e ka kuptuar ne thelb rolin, por edhe se i eshte ruajtur me kujdes patetizmit organik te shqiptareve. Kamera eshte e jashtezakonshme dhe e ndjek ne menyre te perkryer aksionin e regjisorit. Ku shquhet nderthurja e mrekullueshme e muzikes me elementin koreografik. Nje pune e jashtezakonshme per te zberthyer filmin ka qene e drejtorit irlandez te fotografise Donal Gilian. Ky i fundit, qe ka punuar ne filmin e Stiven Spilbergut tek "Shpetoni ushtarin Rajan", si asistent i pare i drejtorit te fotografise( dhe ne klipe te shumta muzikore me grupin e njohur "U2"), permes vendosjes fantastike te kameras ka lehtesuar dhe konceptin e autorit dhe deri diku patetizmin e tepruar, qe nuk i shpeton aktoreve. Nje gjetje interesante e Kocit eshte roli i Dylberit te Kus Babait dhe dyluftimi psikologjik, qe ben nga ana tjeter-per ta pasur te tille dhe personazhin kryesor. Me cast-in e zgjedhur ka qendruar organikisht edhe artisti gjerman Tomas Haince, ne rolin e Princ Vidit. Muzika eshte realizuar nga kompozitori shqiptar qe jeton ne Hollivud, Aldo Shllaku, ndersa marrin pjese edhe aktoret nga Maqedonia, Vllado Jovanovski, aktorja Naomi Valeska (mbreteresha Sofi), qe duket se jane integruar mire. Nje tjeter emer qe ia vlen te permendet eshte ai i Ralf Muler, i cili ka marre pjese ne produksionin e filmit te njohur "Gladiatori". Koci ka ditur qe te mbertheje mire edhe domethenien e tregimit te Kadarese. Grupi i shqiptareve, qe kerkojne luften hipotetike dhe qe do te plazmohet ne histori, e fillon me grotesk dhe e mbaron me grotesk. Por, asnjehere duke e kthyer filmin ne komik.



Premiera, ne disa vende te botes

Filmi eshte derguar ne disa vende te Evropes, Azise dhe Amerikes, nderkohe qe nuk eshte pranuar ne Festivalin e Venecias ne Itali. Filmi ka pasur premiere ne Prishtine me 2-3 shtator dhe me pas ka shkuar ne Maqedoni dhe eshte rikthyer ne Shqiperi.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika