PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mjeket infeksioniste, Dobjani kerkon rritje te pagave


E Marte, 23 Shtator 2008

Rishikimi i pagave per mjeket dhe punonjesit ndihmes te spitalit Infektiv do te jete nje mbeshtetje me shume per kete kategori punonjesish. Nder rekomandimet qe u ka bere Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, dy funksionareve te larta ne sektorin e Shendetesise, ka qene edhe rishikimi i pagave per mjeket dhe punonjesit ndihmes ne spitalin Infektiv. Keshtu, krahas objektit kryesor te ketij inspektimi, grupi perkates ka marre dijeni edhe per nje trajtim jo te drejte ligjor qe i behej stafit mjekesor te ketij spitali. Struktura aktuale e pages se mjekut infeksionit dhe infermierit ne QSUT, perkatesisht shtesa per kushte pune ne Vendimin e Keshillit te Ministrave "Per miratimin e struktures dhe te nivelit te pagave te punonjesve me arsim te larte, ne sistemin e Ministrise se Shendetesise", ishte ne shumen e 2 mije lekeve, dhe nuk reflektonte veshtiresite e permendura. Ne keto kushte, avokati Dobjani ka kerkuar mbeshtetjen financiare te punonjesve te stafit mjekesor qe punojne ne spitalin infektiv (mjeke dhe infermiere) dhe konkretisht dhenien e shteses per kushte pune te diferencuar nga kategorite e tjera. Nje gje e tille parashikohet edhe ne ligjin "Per Parandalimin e Perhapjes se Infeksionit HIV/AIDS". Ne fakt, nje kerkese te tille e kane bere edhe vete mjeket me pare, duke e argumentuar kerkesen e tyre me rrezikun e marrjes se infeksioneve spitalore. Dhe, per hir te se vertetes, kjo kategori mjekesh dhe infermieresh jane me te ekspozuar ndaj ketij rreziku, po te kemi parasysh karakterin e semundjeve qe ka Spitali Infektiv, pra semundje ngjitese. Ne kete menyre, mjeket infeksioniste kane kerkuar njezeri rritje pagash, ose me sakte dyfishimin e tyre. Argumenti kryesor i tyre ne kete kerkese ka qene pikerisht fakti se ata rrezikojne jeten duke punuar ne ato pavijone ku gjenden kategorite pothuaj me te veshtira te semundjeve, te cilat mund te transmetohen edhe tek mjeket. Ministria e Shendetesise nuk u pati kthyer pergjigje ne kohen kur ata e kerkuan nje gje te tille, porse ende nuk dihet nese drejtuesit aktuale te MSH dhe te QSUT do te reflektojne ndaj ketyre fakteve te verejtura nga Avokati i Popullit dhe te argumentuara ne menyre ligjore.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika