 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Infektivi, pacientet ne karantine
E Marte, 23 Shtator 2008
Pacientet qe shtrohen ne Spitalin Infektiv duhet t'i nenshtrohen kushteve te karantines ne rastet kur semundja e tyre rrezikon jeten e te tjereve. Ky ka qene thelbi i rekomandimit te Avokatit te Popullit Ermir Dobjani, derguar drejtoreshes se QSUT, Gjeorgjina Kule dhe ministres se Shendetesise, Anila Godo ne komunikimin e pare institucional me to. Shkak per nje rekomandim te tille behet rrezikshmeria qe mund te sjelle vendosja e pacienteve me semundje te renda infektive me persona te tjere qe jane mjeket, familjaret, apo edhe pacientet e tjere qe kane semundje me karakter me te lehte.
Karantina
Sipas inspektimeve te punonjesve te institucionit te Avokatit te Popullit ka rezultuar se Spitali Infektiv nuk dispononte nje rregullore te vecante per funksionimin e jetes se brendshme te tij, por disa rregulla te pergjithshme te cilat ishin parashikuar ne rregulloren e perbashket te gjithe QSUT-se. Krahas kesaj, ky spital nuk kishte te miratuar nje rregullore te vecante per trajtimin e pacienteve ne kushte karantine. Me konkretisht, nga inspektimi u konstatua se nuk kishte te ndara ambiente te vecanta, te disponueshme vetem per karantinen, pasi sipas stafit mjekesor semundjet infektive vareshin nga specifika e tyre dhe ne baze te saj behej edhe ndarja e tyre. Sipas specialisteve, ne karantine futen rastet e murtajes, ethes se verdhe apo gripit te shpendeve, raste keto para te cilave nuk eshte gjendur asnjehere vendi yne. Per rrjedhoje ne asnje nga ambientet e ketij spitali nuk kishte kufizim te mirefillte te lirise se individit. Ne keto kushte, Avokati i Popullit gjykon se pergatitja e nje rregulloreje specifike per trajtimin e pacienteve ne kushtet e karantines eshte nje domosdoshmeri per te respektuar te drejtat e tyre.
Zgjidhja
Nisur nga rezultatet e inspektimit, Avokati i Popullit Ermir Dobjani ka vendosur t'i rekomandoje drejtoreshes Kule dhe ministres Godo, hartimin e nje rregulloreje te vecante te ketij spitali, ne lidhje me procedurat e trajtimit te pacienteve ne kushte karantine. Gjithashtu, ai u ka kerkuar dy funksionareve, marrjen e masave per, krijimin e ambienteve te vecanta ne spitalin infektiv per t'i paraprire rasteve te epidemive qe mund te sjellin futjen e tyre ne karantine, duke respektuar standardet. Duke e konsideruar karantinen si nje procedure mjekesore qe kufizon lirite dhe te drejtat e personit, Avokati i Popullit mendon se gjate trajtimit te ketyre pacienteve, stafi mjekesor duhet te jete i trajnuar edhe per te drejtat e pacienteve dhe perkujdesjen ndaj tyre ne respekt te vecante te ligjit dhe dinjitetit njerezor. Tashme, pritet marrja e masave nga ana e drejtuesve te ketij institucioni, duke pasur parasysh rrezikun qe i kanoset bluza te bardha qe punojne ne kete spital.
Luljeta Ndoka
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Busti u cua ne vendin e plehrave"
- Bursat shkollore, nisin aplikimet per fituesit
- Bashkia heq Pese Heronjte
- Greket pushim, turqit gjume ne kufi
- Greva "paralizon" edhe tregjet Greke
- "Shkodra, me monumente te cuditshme"
- Shkodranet te ndare ne dy pjese
- Pozite-opozite, te ndare per Heronjte
- Fituesit, kush shkon ne universitet
- Kthehen ne vend, 57 mije emigrante
- "Ndal" emigrimit, duke nxitur punesimin
- Shqiperia, me e varfra ne Evrope
- Burgjet, faji gjendet tek Ina Rama
- Denoncimi i te denuarve: "Prokurori Gokaj na hoqi ditet"
- "Ndal" emigrimit, me punesim
|
|