"Dita pa makina", trafik ne Tirane
E Marte, 23 Shtator 2008
Nisma "Dita pa makina" duket se vetem emrin ka te tille. Bllokimi i bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe i shesheve kryesore te kryeqytetit ka zgjatur shume pak, duke shkaktuar nje trafik te tmerrshem ne Tirane. Por, edhe ne bulevard, teksa shihje makinat "e perzgjedhura" nga policia qe kalonin, veshtire te besoje se pikerisht dje ishte dita e kembesoreve. Edhe ato pak minuta qe bulevardi u bllokua, kalimtaret nuk kane mundur ta pershkojne ate fund e krye, per shkak te kohezgjatjes se urdhrit per ndalimin e kalimit te makinave. Por, kembesoret kane shfrytezuar rastin te ecin te qete, pa e kthyer koken mbrapa se mos vetetimthi i perplas ndonje makine. Te njejten gje kane bere edhe njerezit qe kishin zgjedhur bicikletat apo motocikletat, ndersa shoferet e automjeteve kane pritur pa zbritur nga sedilja, castin fatlum te kthimit "ne normalitet". Por, kesaj here, Ministria e Brendshme dhe ajo e Kultures Rinise dhe Sporteve ishin kujdesur qe te publikonin vetem oren e fillimit te "Dites pa makina" dhe jo te perfundimit te ndalim-kalimit te makinave. Praktika e viteve te tjera ka treguar se, ndonese ka pasur nje hark kohor te parashikuar per dicka te tille, ai nuk eshte zbatuar kurrsesi. Vetem fillimi i nismes ka rezultuar eficent, ndersa pak kohe pas kesaj, njerezit kane nxituar te hipin ne automjetet e tyre, pa pasur shume nevoje te "korruptojne" policet e trafikut. Ose me sakte, "Dita pa makina" ka zgjatur shume pak, aq sa kane zgjatur edhe aktivitetet e institucioneve te ndryshme. Nisur nga kjo, shume shofere automjetesh por edhe kembesore, nuk kane pasur asnje informacion rreth kesaj nisme. E dine se c'do te thote, pse organizohet, dhe se eshte organizuar edhe here te tjera. Pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit", jeta rrjedh si cdo dite. Makinat levizin si gjithnje. Respektojne semaforet si perdite dhe sinjalistiken rrugore. Asnje shenje qe te ben te mendosh se duhet te kesh kujdes dhe te mos kalosh andej me automjete se ne te kundert gjobitesh. "Dita pa makina" eshte organizuar vetem ne akse te shkurtra rrugore, duke mos dhene ate mesazh qe pritej. Sepse pjesa e Bulevardit eshte pikerisht me e frekuentuara nga fluksi i automjeteve, dhe gjate viteve te tjera eshte zgjedhur pikerisht kjo zone per te ndergjegjesuar popullaten mbi ndotjen e mjedisit qe shkaktohet pikerisht nga automjetet e vjetra.
Dita pa makina, shkodranet me bicikleta
Qindra qytetare ga Shkodra perdoren dje bicikletat ne rruget kryesore te qytetit ne kuader te 22 shtatorit, Dites Nderkombetare pa Makina, nen moton "Per nje ajer dhe mjedis te paster per te gjithe". I pranishem ne kete aktivitet organizuar me sloganin "Ne qytet pa makinen time" ishte dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Lufter Xhuveli, kryetari i bashkise, Lorenc Luka, prefekti Maxhid Cungu, drejtues te institucioneve shteterore, etj.