Femijet jetime, kriteret e reja per "biresim"
L.Ndoka
E Marte, 23 Shtator 2008
Merr rruge projekti pilot per kujdestarine e femijeve jetime dhe te atyre qe vijne nga familjet ne nevoje. Ne nje tryeze pune te mbledhur dje nga ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, jane diskutuar disa prej kritereve te familjeve qe mund te behen kujdestare, per nje afat te percaktuar. Por, sipas pjesemarresve ne tryeze, asnje hap nuk mund te behet, pa perfunduar te gjitha aktet ligjore e nenligjore qe do t'i hapin rrugen zyrtarisht zbatimit te ketij projekti per 80 femije.
Kujdestaria
Ministria e Punes mblodhi ne nje tryeze te perbashket te gjithe aktoret dhe faktoret qe do te zbatojne Strategjine e Kujdestarise per Femijet ne Nevoje, nje dokument politik shume i rendesishem, miratuar dy muaj me pare nga Keshilli i Ministrave. Ne aktivitet ishin te pranishem ministri i Punes, Kosta Barka, perfaqesuesja e UNICEF ne Shqiperi, Carrie Auer, perfaqesues te pushteti qendror e vendor, te sistemit gjyqesor, si dhe te organizatave EveryChild, Bethany etj., te cilat kane kontribuar ne hartimin e dokumentit dhe do te marrin pjese ne fazen e implementimit te tij. Drejtori i Politikave Sociale ne Ministrine e Punes, Nexhmedin Dumani prezantoi edhe hapat qe po ndermerren per berjen efektiv te ketij dokumenti te rendesishem dhe theksoi se deri ne dhjetor te ketij viti, do te perfundoje plotesimi i akteve ligjore dhe nenligjore ne mbeshtetje te ketij dokumenti. Ndersa ne janar te vitit te ardhshem, do te filloje zbatimi i kujdestarise ne Tirane dhe Shkoder. Deri tani, jane percaktuar disa kritere per "biresim" nga ana e familjeve kujdestare. Keshtu, do te merret parasysh personaliteti teresor i familjes, funksionimi i saj, pjekuria emocionale, cilesia e marredhenieve bashkeshortore, mundesia per t'u kujdesur per femijen si dhe gatishmeria per te qene nje familje kujdestare si dhe shkaqet per te pasur kete rol. Nga ana tjeter, aplikuesit per te qene prinder kujdestare, nuk duhet te jene me pak se 25 vjec dhe me shume se 50 vjec.
Zbatimi
Fillimisht, objektivat e kesaj strategjie do te pilotohen ne dy rrethe, ne Tirane dhe Shkoder. Ne kujdestari, ne periudhen pilot do te vendosen 80 femije. Rreth 60 prej tyre do te jene nga familje ne nevoje dhe qe rrezikojne te institucionalizohen, ndersa 20 femije te tjere, nga shtepite e femijeve qe mund te shkojne prane te afermve ne komunitet. Grupet e femijeve qe do te perfshihen jane: Femijet e familjeve me te varfra, te cilet jetojne me ndihme ekonomike, femijet qe u mungon kujdesi prinderor, etj. Kujdestaria, shihet si sherbim alternativ qe i ofrohet femijes qe jeton ne familje me probleme ekonomike dhe sociale ose femijes se lindur jashte martese. Vendosja e tyre ne familje qe i mirepresin keta femije dhe kane deshire te jetojne me ta per aq kohe sa familjet dhe prinderit e tyre te zgjidhin problemet, eshte e pershtatshme dhe ndihmon per t'iu rikthyer femijeve atmosferen e jeteses ne nje familje normale. Nderkohe, per te gjithe grupet e femijeve me probleme nje pjese e konsiderueshme e tyre kane mundesi t'i shmangen institucionalizimit, te deinstitucionalizohen dhe te riintegrohen ne jeten familjare nepermjet sherbimit te kujdestarise duke ndjekur hapat e kesaj strategjie. Sherbimi i Kujdestarise eshte ofrimi i nje mbrojtjeje te vecante nga shteti per femijet e mitur, kur prinderit e tyre jane ne pamundesi per te ushtruar pergjegjesine prinderore per shkak se te dy prinderit kane vdekur ose nuk njihen, jane shpallur te pagjetur, u eshte hequr zotesia per te vepruar si dhe per cdo shkak tjeter te pranuar nga gjykata.