Terminali i Petroliferas ne fazen perfundimtare te punimeve
E Hene, 22 Shtator 2008
Terminali i depozitimit te hidrokarbureve, qe po ndertohet ne bregdetin perendimor te Vlores, permes nje investimi prej 55 milion eurosh te shoqerise "Petrolifera Italo Albanese sh.a", eshte ne perfundim te fazes se pare te punimeve qe pritet te finalizohen ne 15 janar te vitit te ardhshem. Punimet per terminalin e 'Petroliferes', i cili konsiderohet si me moderni ne pellgun e Mesdheut, nisen ne gusht te vitit te kaluar, ne territorin e ish-uzines se Sodes, 4 km larg qytetit te Vlores. Hapesira ku po ndertohet ky terminal po konturohet tashme si nje objekt modern, i ndare ne sektore, secili me funksionin e vet. Aktualisht jane vendosur 10 depozita te medha cilindrike, me kapacitet te pergjithshem prej 42 mije meter kub per nafte dhe benzine, ndersa po vazhdon puna per montimin e dy depozitave te tjera sferike, me kapacitet te pergjithshem prej 4000 meter kub per gazin e lengshem, nderkohe qe eshte ne proces venddepozitimi i naftes bruto. Vendi ku po montohen depozitat sferike te gazit te lengshem ndodhet ne pjesen lindore te terminalit. Me vendosjen e tyre mbyllet dhe volumi me te madh i punimeve ne toke. Inxhinieri Rudi Tepelena, supervizor i punimeve, thote per Atsh-ne se aktualisht vemendja eshte perqendruar ne montimin e depozitave te gazit te lengshem dhe ne ndertimin e portit, qe perben edhe nje nga objektet me te rendesishem te terminalit te depozitave te "Petrolifera"-s. "Depozitat sferike kerkojne nje teknologji moderne dhe saktesi te larte ne montim. Ato jane prodhuar ne Itali nga nje prej dy shoqerive qe mund t'i realizojne ato ne vendin fqinj", shpjegon inxhinieri Tepelena. Kostoja financiare e nje objekti te tille, sipas tij, eshte 2 milione euro dhe, vetem ne procesin e montimit, vec te tjerash, kerkon 8500 metra lineare saldim, ne flete metalike me trashesi prej 52 mm.
Nderkohe, dy anije te tipit "drage" po punojne per te thelluar basenin detar, qe do te kufizohet nga dy kalatat, te cilat do te krijojne nje mjedis ujor te mbyllur, ku mjetet lundruese do te jene teresisht te mbrojtura nga kapriciot e detit.
Kalata ne pjesen perendimore do te kete nje gjatesi prej 340 metrash dhe do te jete e perbere nga dy segmente, me gjatesi respektive 160 dhe 180 metra. Punimet, vijon supervizori Tepelena, po vazhdojne me intensitet dhe pritet qe te perfundojne ne 15 janarin e vitit te ardhshem, gje qe perkon me mbylljen e fazes se pare. Per inxhinierin vlonjat, qe prej shume muajsh punon ne kete objekt, terminali i "Petrolifera-s", eshte me moderni qe po realizon kjo kompani, mes investimeve te ngjashme te ndertuara prej saj ne Itali apo vende te tjera. Pjese e kesaj hapesire, eshte edhe godina moderne e farit sinjalizues detar, qe ne konstrukt te kujton kullen e Pizes. Nje kompleks rezidencial vilash dhe nje tjeter me zyrat e kompanise, qe jane ne proces ndertimi, permbyllin gjeografine e ketij investimi, me vleren e 55 milione eurove, qe financohet nga Shoqeria "Petrolifera Italo Albanese", sh.a.
Vendimi per te ndertuar nje terminal te tille u mor ne vitin 2001, mbi bazen e nje studimi qe u realizua ne ate kohe. Percaktimi i vendndodhjes se terminalit u shoqerua me shume diskutime dhe debate ne bashkine e Vlores. Ne perfundim te tyre, u vendos qe zona e ish- fabrikes se Sodes, te kthehej ne nje zone per ndertimin e terminalit te ri bregdetar. Kjo u konfirmua me vendimin nr.1 te dates 17.01.2003 te KRRT-se se Vlores dhe u ratifikua me pas, nga KRRTRSH, me vendimin e dates 19 shkurt te vitit 2003. "Petrolifera" u autorizua te negocionte propozimin e qeverise shqiptare dhe koncesioni perkates u aprovua nga Kuvendi i Shqiperise me ligjin nr.9231 te dates 13 maj 2004. Nderkohe, leja e mjedisit u dha ne daten 4 janar te vitit 2006 dhe ajo e ndertimit ne 22 maj te 2007-es.