Riniring, njemije shqiptare "fluturojne" per te ndjekur live Madonen
E Hene, 22 Shtator 2008
Kompania e re e telefonise celulare ne Shqiperi, Eagle Mobile ka perzgjedhur dje 500 abonente te saj, te cilet se bashku me nje shok (shoqe), mik apo te aferm te tyre mund te ndjekin koncertin e Madones, pas pak ditesh ne Malin e Zi. Ne kete menyre, nje mije persona kane mundesine me 25 shtator 2008 qe te ndjekin drejtperdrejt koncertin e dives se popit Madonna ne Budva te Malit te Zi.
Kompania Eagle Mobile tha sot se kjo ishte surpriza e pare qe i solli abonenteve te saj te rinj, te cilet perzgjodhen tarifen me te pershtatshme per te rinjte dhe ata qe e ndiejne veten te tille, Riniring. "Te 500 abonentet u perzgjodhen me nje ceremoni te hapur per mediat dhe te mbikeqyrur e asistuar nga nje noter i paanshem ne nje prej dyqaneve te Eagle Mobile ne Tirane", shtoi kompania.
Ajo vijoi duke evidentuar se abonentet me fat, u perzgjodhen nga nje numer total prej pese mije mesazhesh te shkurtra (SMS) te cilat ishin derguar falas nga abonentet e rinj, Riniring.
"Tashme ata, se bashku me te perzgjedhurit e tyre do te jene pjesetare te karvanit te gjate te argetimit qe do te niset nga Tirana drejt Budves, mengjesin e 25 Shtatorit", deklaroi Melik Karabiyikoglu, drejtori i Marketingut te Eagle Mobile.
Ai theksoi se te gjitha shpenzimet, siguracioni shendetesor, udhetimi vajtje-kthim dhe ushqimi do te perballohen nga kompani.
"Ky eshte aktiviteti me i madh nderkombetar qe eshte zhvilluar ndonjehere jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe Evropen nga nje kompani celulare", shtoi Karabiyikoglu duke vijuar edhe me faktin se "kjo eshte edhe nje risi ne aktivitetet per te rinjte shqiptare, te cilet duke mos paguar asnje, do te perjetojne 24 ore te kendshme e te paharrueshme ne jeten e tyre".