"Miqesia Folk", nje festival pa kufij popujsh
E Hene, 22 Shtator 2008
GJIROKASTER - Ne qytetin e gurte te Gjirokastres ka celur siparin mbremjen e se dieles Festivali i Muzikes Popullore "Miqesia Folk". Ky festival perben nje prej organizimeve te rendesishem te projektit "Promovimi i Veprimtarive Kulturore-Artistike - Garanci per Identitet te Perbashket dhe Baze per Integrimin Nderkufitar". Projekti, i mbeshtetur nga Bashkimi Evropian-IPA, Komponenti i bashkepunimit nderkufitar shoqata "Miqesia", ka partner kryesor Keshillin e Qarkut Gjirokaster dhe Bashkine e Zagorit Qendor te Rajonit te Epirit (Greqi). Ai realizohet ne kuader te programit te fqinjesise se mire Greqi -Shqiperi, Cards 2005. Sipas menaxherit te projektit, Stefan Arseni, projekti ka si qellim nxitjen e zhvillimit te kultures dhe artit ne treven jugore te Shqiperise dhe veriun e shtetit fqinje, Greqi. "Permes aktivitetit kulturor synohet te njohim me mire urat kulturore qe lidhin krahinat pergjate vijes kufitare", thote Arseni.
Ne festivalin "Miqesia Folk" do te marrin pjese rreth 300 artiste popullore nga te dyja anet e kufirit, 16 grupe folklorike te shoqatave artistike si dhe nga qendrat kulturore te rretheve. Gjate nje periudhe pergatitore keto grupe artistesh jane identifikuar nga shoqata "Miqesia" ne bashkepunim te ngushte me drejtuesit e qendrave kulturore te rretheve te rajonit si dhe me zyrat perkatese ne komunat dhe bashkite.
Gjate punes "Miqesia" u mbeshtet edhe nga shoqatat simotra dhe institucionet e tjera kulturore qe veprojne ne zonen e Epirit (Greqi). "Gjithashtu edhe institucioni i Keshillit te Qarkut si partner me pervojen e krijuar ne kete fushe, e ka mbeshtetur shoqaten "Miqesia" ne perzgjedhjen e grupeve dhe per organizimin sa me te mire te te gjitha veprimtarive te ketij festivali", thone organizatoret. Gjate diteve te festivalit disa grupe do te japin shfaqje ne rajonin jugor, ne Permet, duke e zgjeruar gjeografine e kesaj veprimtarie. "Ne kete menyre krijohet mundesia te njihen me nga afer me keto vlera te paperseritshme te folklorit jo vetem komuniteti gjirokastrit por dhe nje pjese e mire e rajonit jugor. Nderkohe veprimtarite artistike ne ditet e festivalit do te shoqerohen dhe me diskutime krijuese gjate cdo dite te festivalit ku do te marrin pjese perfaqesues te grupeve qe kane interpretuar nje nate me pare, specialiste te muzikes popullore, studiues dhe njohes te folklorit, etj. Pjese e ketyre organizimeve do te jete edhe publikimi i nje gazete gjate tri diteve te organizimit te "Miqesia Folk".