PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nje femije i Mesjetes te "40 Shenjtoret"


E Hene, 22 Shtator 2008

Specialiste te Institutit te Arkeologjise, qe po punojne prej gati dy muajsh ne manastirin '40 Shenjtoret', rreth 4 kilometra larg qytetit te Sarandes, kane zbuluar nje varr qe mendohet se i perket periudhes se mesjetes. "Ky varr i perket nje femije, por eshte ende heret te japesh nje version te sakte se ne cilen periudhe te mesjetes ka nderruar jete", tha te dielen per ATSH-ne arkeologu Skender Muca, ndersa shton se tashme nga ekspedita dy mujore ne kete objekt ka mbetur tashme vetem nje dite. Varri u zbulua nje dite me pare, prane mureve te manastirit '40 Shenjtoret', nje objekt kulti qe daton ne vitet 323-324 dhe sipas arkeologut Muca fjalen e fundit per te (varrin) do ta thone specialistet e Institutit Albanalogjik, pasi te studiojne me hollesi eshtrat e femijes.

Duke dashur te jete i sakte me variantin e tij shkencor, profesor Muca sakteson se gjate periudhes se mesjetes, ne zonen e Sarandes evidentoheshin disa semundje, nder te cilat dhe talasemia, nje semundje qe ne ate kohe ishte e pasherueshme. "Njerezit vazhdimisht i sillnin te afermit e tyre qe vuanin nga talasemia prane ketij objekti te shenjte. Kerkonin te gjenin sherim dhe nese ata nderronin jete prane manastirit, varroseshin prane mureve te tij, sipas tradites se asaj kohe, per te mos prekur te vdekurit qe kishin nderruar jete ne menyre natyrale", thote Muca. Sipas tij, ne manastirin "40 Shenjtoret' fshihen mistere te medha. "Germimet arkeologjike ne kete monument kulture kane filluar ne vitin 2002. Ajo qe deri tani kemi zbuluar eshte vetem fillimi, pasi ne kete monument fshihen histori dhe legjenda", shton arkeologu.

Restaurimi tashme ka nisur, me qellimin qe manastiri te kthehet ne nje objekt te vizitueshem. Kete e ndihmon edhe gjendja mjaft e mire e ruajtjes se pjeses se poshtme te objektit. Duke vleresuar vlerat qe i shtojne turizmit kulturor "40 Shenjtoret", ne restaurimin e tij jane angazhuar forcat me te kualifikuara ne kete fushe nga Instituti i Monumenteve te Kultures. Prof. dr. Skender Muca, thote se objekti eshte bombarduar nga forcat italiane ne perfundim te Luftes se Pare Boterore kjo sipas tij eshte vertetuar shkencerisht. Gjate ekspedites dymujore te vitit 2004, vijon ai, arkeologet nxoren nga ky objekt mbi 60 predha qe i perkisnin Luftes se Pare Boterore. Gjithashtu, ne kubene e manastirit evidentohet qarte nje vrime e madhe, e shkaktuar nga predhat. Ndersa, gjate regjimit komunist, ky objekt u kthye ne zone ushtarake dhe kerkimet arkeologjike pothuajse nuk u lejuan, pervec disa rasteve te vecanta.



Legjendat dhe historia e nje manastiri

Arkeologet thone se ky objekt kulti eshte unikal per stilin e ndertimit. Bazilika dhe manastiri i '40 Shenjtoreve' qe ndodhet ne majen e kodres qendron perballe kalase se Lekuresit. Manastiri ndodhet vetem 4 kilometra larg qytetit bregdetar, por rruga per te shkuar deri atje eshte mjaft e amortizuar, gje qe ka penguar disi vizitoret, sidomos turistet e huaj, per ta "prekur" kete vlere historike. Sipas specialisteve, ky objekt ka nje legjende qe lidhet me 40 ushtare te arrestuar kristiane, te cilet i perkisnin Legjionit 12-te Rrufeja. Atyre u kishin vene alternativen: o te nderronin fene, o te pranonin vdekjen ne kushtet e te ftohtit. Prane vendit te martirizimit nuk mungonte dhe nje banje e ngrohte ne dispozicion te atij qe do te nderronte mendje. Por ata refuzuan dhe u denuan me torture, duke i detyruar te qendronin lakuriq ne te ftohtin e dimrit dhe te qelive. Gojedhena e mbetur ne Sarande thote se 30 ishin te shenjte dhe 10 demone, te cileve u perket nga nje dhome e nendheshme.

Gjenden dhe piktura murale

Ne qelite jane zbuluar piktura murale, mes te cilave ajo e nje dishepulli qe vleresohet si nje nga me te vjetrat e periudhes bizantine. Manastiri duhet te jete ndertuar si qender e rendesishme pelegrinazhi per te terhequr besimtaret kristiane nga gjatesia e Adriatikut dhe thellesia e Ballkanit. Mendohet se kisha ka qene funksionale deri ne mesin e shek.19-te, fale kujdesjes se nje komuniteti te vogel murgjish. Me pas bazilika u braktis. Ne kishen '40 Shenjtoret' faltoret e ndryshme nentokesore zgjaten ne nje korridor oval dhe mendohet se ato duhet te kene sherbyer si zevendesuese individuale per vendet e shenjta, te cilat ndodheshin larg, pertej detit.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika