PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Qyteti pa makinen time", sot ndalohen makinat


E Hene, 22 Shtator 2008

"Qyteti pa makinen time" eshte aktiviteti qe do te zhvillohet sot ne Tirane nga Komiteti Olimpik Shqiptar, Federata e Ciklizmit, nen kujdesin e zonjes Liri Berisha. Nxenesit e shkollave te mesme do te pershkojne me bicikleta itinerarin nga sheshi "Nene Tereza" deri tek stacioni i trenit dhe kthim. Gjate zhvillimit te aktivitetit nga ora 10 deri ne 11, ne bulevardet "Deshmoret e Kombit" dhe "Zogu i Pare" nuk do te lejohet qarkullimi i automjeteve. Nderkohe, mesohet se Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave ka zgjedhur kete vit qytetin e Shkodres, si kryeqendra e aktiviteteve per te apeluar per ajer dhe mjedis te paster ne Diten Nderkombetare pa Makina, ne 22 shtator. Ky qytet, i njohur edhe per traditen e traditen e bicikletave, do te jete i mbushur me aktivitete te shumta gjate paradites se sotme. Keshtu, ne kuader te kesaj dite, ne bashkepunim me bashkine e qytetit te Shkodres, jane planifikuar nje sere aktivitetesh sensibilizuese, nderkohe qe MMPAU do te dhuroje dhe bicikleta per 10 nxenesit me te dalluar te shkollave te qytetit. "Nisma 'Ne qytet pa makinen time', nen moton 'Per nje ajer dhe mjedis te paster per te gjithe', synon sensibilizimin e opinionit publik per te zvogeluar perdorimin e makinave, duke nxitur keshtu perdorimin e transportit publik dhe mjetet e tjera, sikurse bicikletat, patinat, etj", deklaroi dje zedhenesi i MMPAU, Tom Thercaj. Perdorimi i mjeteve te tilla eshte i dobishem per shendetin, por ndikon dhe ne mjedis, pasi ato nuk clirojne gazra ne ajer. Ndersa perdorimi pa kriter i automjeteve ne mjedis demton cilesine e ajrit dhe shtimin e ndotjes akustike.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika