 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Moti, temperaturat ulen ne 3 grade
E Hene, 22 Shtator 2008
Duke filluar nga sot moti do te shenoje te tjera ulje te temperaturave. Sinoptikanet parashikojne nje jave me reshje shiu dhe te paqendrueshem deri te enjten. Te merkuren sipas parashikimeve do te jete edhe dita me e keqe persa i perket motit ku do te kete reshje ne te gjithe vendin si dhe temperaturat maksimale nuk do ti kalojne 19 gradet.
Moti
Kjo jave do te jete me vjeshte te parakohshme dhe me temperature te pazakonta per periudhen qe po kalojme. U duk se dielli i ketyre dy diteve te fundjaves do ta kthente perseri motin e mire, por nga sot Shqiperia do te perfshihet perseri nga reshjet e shiut. Sipas sinoptikaneve, ato parashikohet te zgjasin deri te merkuren duke ulur ndjeshem dhe temperaturat, ku maksimalja nuk do t'i kaloje 19 gradet. Nje mase e ftohte ajrore e ardhur nga Evropa Veriore eshte shpjegimi qe japin metereologet per uljen e menjehershme te temperaturave. Peshkopia ka shenuar dje minimalen me te ulet me 3 grade celsius, ndersa ne Tirane temperatura me e larte ka qene rreth 22 grade celsius. Sipas parashikimeve meteorologjike, behet e ditur se parashikohet ulje e temperaturave, te pakten ne krahasim me ato aktualet. Keshtu, ato do te ulen mesatarisht me 5 grade. Nje gje e tille vlen si per temperaturat minimale, ashtu edhe per ato maksimalet. Ulja mesohet se do te shoqerohet edhe vranesira te pakta, qe do te vazhdojne gjate gjithe javes. Pra, ne disa zona, sidomos ne ato lindoret, do te kete nderthurje te fenomeneve meteorologjike, duke e bere keshtu motin te paqendrueshem. Por si parashikohet te jene temperaturat ne ditet e ardhshme. Keshtu, gjate dites se sotme, mbi vendin tone, ne pergjithesi do te mbizoteroje mot me vranesira te pakta. Ne vendet malore, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 2 grade, ndersa ato maksimale do te jene deri ne 8 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 10, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 17 grade dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 12, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 18 grade Celsius. Ndersa neser situata meteorologjike nuk do te kete ndonje ndryshim te madh, perjashtuar nje luhatje te lehte te temperaturave.
Vjeshta
Stina e vjeshtes, do te hyje ne hemisferen tone egzaktesisht me oren 08:44 te mengjesit te dites se sotme, 22 shtator nderkohe kur nata dhe dita kane qene te barabarta ne te gjithe planetin. Nis keshtu vjeshta ne hemisferen e veriut dhe pranvera ne jug, stine qe do te zgjasin perkatesisht deri ne 21 dhjetor kur ne hemisferen tone do te hyje stina e dimrit ndersa ne jug stina e veres. Sipas sinoptikaneve, tashme dielli ne mengjes lind nje minute me vone se nje dite me pare dhe pasditeve ai ulet gati dy minuta me pare. Sipas perllogaritjeve, cdo dite dielli do te jete mbi horizont gati tre minuta me pak. Ndryshimi i ores kete vjeshte do te behet te dielen e fundit te tetorit, pra ne date 26, kur ne oren 03:00 sipas ores shqiptare akrepat e ores do te shkojne ne 02:00. Nga kjo dite te gjithe do te kene zyrtarisht nje ore me shume. Ndryshimi i ores me pare ne Europe me pare ka qene jo e njetrajtshme, por ajo filloi te pergjithesohej nga viti 1974, pas krizes se pare te naftes dhe kur disa vende vendosen te cojne perpara oren ne menyre qe te shfrytezonin me shume driten e diellit dhe te konsumonin me pak energji elektrike.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bursat shkollore, nisin aplikimet per fituesit
- Bashkia heq Pese Heronjte
- Kthehen ne vend, 57 mije emigrante
- "Ndal" emigrimit, duke nxitur punesimin
- Shqiperia, me e varfra ne Evrope
- Burgjet, faji gjendet tek Ina Rama
- Denoncimi i te denuarve: "Prokurori Gokaj na hoqi ditet"
- "Ndal" emigrimit, me punesim
- Vendimi, mastera per 4 universitete
- Fituesit e universiteteve, sot shpallen listat
- Greva "zhyt" ne kaos doganen
- "Nuk kemi ende informacion kur perfundon greva e doganiereve"
- Rriten kerkesat per vaksina antigrip, farmacite ende bosh
- Mjeket, tani studime me detyrim
- Mjeket, 4 vjet pune ne vendlindje
|
|