PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Moti, shperthejne virozat edhe ne Elbasan


E Hene, 22 Shtator 2008

Shperthejne virozat e stines ne prefekturen e Elbasanit. Ndryshimi i motit eshte shoqeruar menjehere me shfaqen e semundjeve virale, te cilat jane lokalizuar ne aparatin e tretjes dhe ne rruget respiratore. Patologjia ka prekur te gjitha grupmoshat. Por me rende semundjen po e kalojne te miturit dhe te moshuarit. Ne spitalin Pediatrik te Qendres Spitalore paraqiten mesatarisht cdo dite 40-50 raste te femijeve te prekur nga virozat. Semundja shoqerohet me temperature te larte, me mungese te oreksit, apati, te vjella, dhimbje koke, barku dhe kycesh, diare, veshtiresi ne frymemarrje etj. Pjesa me e madhe e femijeve marrin mjekim ditor, ndersa rastet me te renda trajtohen ne kushte spitalore. Sipas mjekes Liri Dyli, virozat shperthejne si pasoje e uljes se rezistences se organizmit per shkak te ndryshimeve te motit. Ulja e rezistences aktivizon viruset te cilet provokojne gjendjen virale. Me pas krijohen kushte edhe per zhvillimin e semundjeve te tjera. Te rrezikshme jane ne kete rast komplikacionet nga virozat. Ne rast se nuk merren masat e nevojshme dhe nuk ndiqen rekomandimet e mjekut semundja shoqerohet me bronkite dhe pneumoni, me diare etj. Mjeket shprehen se per virozat nuk ka mjekim specifik. Ne kete rast organizmi ndihmohet duke perdorur cajra, lengje, fruta te stines, ku ka temperature paracetamol dhe qetesues te tjere dhe vetem ne rast komplikacionesh antibiotike. Rastet po vijne ne rritje nga dita ne dite. F.S




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika