Withers: Do te mbeshtesim arsimin shqiptar
E Shtune, 20 Shtator 2008
Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te mbeshtesin arsimin shqiptar. Ky ka qene ne thelb mesazhi i dhene dje nga Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, John L. Withers II, gjate takimit qe zhvilloi me Ministrin e Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja. Ambasadori Withers pergezoi Ministrin Beja per emerimin e tij, duke vleresuar se arsimi eshte nje dikaster shume i rendesishem dhe me shume pergjegjesi. Ministri Beja e falenderoi Ambasadorin per mbeshtetjen qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane dhene per arsimin shqiptar. Ai i foli Ambasadorit per reformat me te rendesishme te ndermarra keto 3 vitet e fundit, ne drejtim te rritjes se arsimimit te popullsise, duke rritur investimet publike, por edhe duke nxitur financimet private ne fushen e arsimit. Ministri shpjegoi forcimin e mekanizmave te paanshem, objektive e transparente, si nje rruge lufte kunder praktikave korruptive ne tregtimin e teksteve shkollore, futjes se studenteve ne universitetet publike, etj. Ministri Beja u ndal gjithashtu ne reformimin e sektorit shkencor ne Shqiperi, nxitjen e zhvillimit te qendrave shkencore ne universitete dhe mundesine e bashkepunimit te MASH dhe SHBA per mbeshtetjen e tyre. Ambasadori Withers ofroi mbeshtetje te plote te Shteteve te Bashkuara per zhvillimin e arsimit dhe shkences ne Shqiperi dhe bashkepunimin ne keto fusha.