Financimi i shkollave, MASH perplaset me Bashkine
E Shtune, 20 Shtator 2008
Atributet per sigurimin e parave per financimin e shkollave ne Tirane, kane rikthyer debatin mes Ministrise se Arsimit dhe Bashkise se Tiranes. Keshtu, zv.kryetari i ketij institucioni, Eduard Shalsi, deklaroi dje se "ne po i ndertojme shkollat me Banken e Keshillit te Evropes". Me pas, Shalsi ka cituar edhe nje leter te Bankes se Keshillit te Evropes, drejtuar Bashkise, ku sipas Shalsit kjo banke i eshte drejtuar me fjalet "Ju falenderojme perseri per bashkepunimin e shkelqyer". Nderkaq, jo shume kohe pas kesaj deklarate ka reaguar Ministria e Arsimit, pikerisht per kete ceshtje. "Te gjitha shkollat qe po ndertohen ne kryeqytet qe prej vitit 2006, jane financuar nga nje marreveshje kredie e nenshkruar jo nga kjo Bashkia, por midis Qeverise shqiptare dhe Banka e Keshillit te Evropes (CEB)", thote deklarata per shtyp. Po sipas saj, "nga kjo marreveshje Bashkia e Tiranes ka perfituar nje shume prej 12.4 milione Euro nga Banka e Keshillit te Evropes dhe nga Qeveria dhe taksapaguesit shqiptare me nje shume prej 6. 2 milione Euro". Marreveshja e kredise parashikon rehabilitimin e 12 shkollave ekzistuese dhe ndertimin e 7 shkollave te reja. MASH ka bere me dije se me 15 shtator kane qene gati per te filluar vitin e ri shkollor vetem 3, nga 7 shkollat e reja te ketij projekti.