PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mbeturinat inerte uzurpojne Pyllin e Sodes


E Shtune, 20 Shtator 2008

Vlore- Prej me shume se nje muaji mjetet e tonazhit te rende si vend te grumbullimit kane bere vijen bregdetare te Plazhit te Vjeter, deri te Petrolifera ne Vlore. Po ashtu Pylli i Sodes ne te gjithe gjeresine e tij vijon te mbushet me mbetje inerte, si dhe mbeturina te ndryshme, si nga lokalet, individe dhe punishtet e zones. Automjete shkarkojne mbetjet e firmave te ndryshme qe operojne ne qytet, duke e bere zonen nje nga me te ndoturat ne qytet. Problemi eshte thelluar kohet e fundit, pasi gjate sezonit turistik hedhja e mbeturinave inerte u ndalua nga policia bashkiake, e cila gjobiti firmat. Nenkryetari i Bashkise Vlore, Halim Dervishaj, u shpreh dje ashper lidhur me ceshtjen e mbeturinave. Ai deklaroi se, "do te filloje nje aksion ne gjithe zonen per te evidentuar automjetet te cilat kane rinisur te hedhin inerte ne plazh, duke gjobitur firmat deri ne 500 mije leke".

O.H




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika