 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ndotja, ultimatum "Kurum"-it
E Shtune, 20 Shtator 2008
Elbasan- Ndotja e Metalurgjikut alarmon drejtuesit e komunes se Bradasheshit. Gjate 15 viteve te fundit ne kete zone kane gjetur vdekjen nga semundjet kanceroze qe shkaktohen nga ndotja 20 banore, ndersa situata nuk eshte zgjidhur edhe pas disa tentativave te meparshme. Madje ndotja ne Elbasan ne jo pak raste ka sjelle edhe cudi, pasi femijet lindin me probleme gjenetike, kurse kafshe te ndryshme dalin me deformime, si ne rastin e gjelave qe bejne veze apo kafsheve me nga tre kembe dhe dy koka. Per kete arsye komuna e Bradasheshit i ka dhene ultimatum firmes turke "Kurum" qe brenda muajit dhjetor te ketij viti te vendose filtrat e pastrimit, ne te kundert i bllokohet aktiviteti. Firma pranoi kushtin e vendosur dhe premtoi zgjidhjen e ketij problemi.
Mbledhja
Keshilli i komunes Bradashesh ka caktuar fundin e ketij viti si afatin perfundimtar te vendosjes se impiantit te filtrave nga firma turke "Kurum", e cila administron uzinen e prodhimit te celiqeve ne Elbasan. Ne nje mbledhje te posacme te organizuar per kete qellim, keshilli ka lidhur kontrate me drejtues te kesaj firme, te cilet kane rene dakord me kushtin e vene. Duke marre fjalen me kete rast, kryetari i komunes Sabri Sallaku, eshte shprehur se banoret e Bradasheshit jane me te prekur nga ndotja e Metalurgjikut. Sipas tij, "gjate 15 viteve te fundit, 20 persona nga fshati Bradashesh, kane gjetur vdekjen nga semundjet kanceroze te cilet dyshohet se jane provokuar nga ndotja e mjedisit". Per kete arsye, keshilli i komunes ka marre vendim qe te vendose fundin e muajit dhjetor te ketij viti, si afat perfundimtar per vendosjen e filtrave nga firma turke "Kurum". Keshilli i komunes ka kercenuar se do te bllokoje aktivitetin e firmes nese nuk respektohet ky afat.
Reagimet
Vendimi i keshillit te komunes Bradashesh, eshte mbeshtetur edhe nga Agjencia Rajonale e Mjedisit. Drejtori i kesaj zyre, Beqir Kila, u shpreh se, "Zyra e Mjedisit mbeshtet teresisht vendimin e komunes dhe do te kerkoje zbatimin e kesaj kontrate". Ne fjalen e marre ne mbledhjen e keshillit, drejtori i investimeve ne "Kurum", Murat Gynerdi, u shpreh se firma do te marre ne konsiderate kerkesen e Keshillit te Komunes dhe se brenda ketij viti do te instaloje impiantin e filtrave te ajrit. Sipas tij, "ky sistem eshte i standardeve bashkekohore dhe garanton ajer te paster sipas kushteve te vendosura nga Bashkimi Evropian". Vendimi i keshillit te komunes eshte mirepritur nga banoret e kesaj zone dhe pritet te jape efektin ne fund te ketij viti.
Fatos Salliu
20
Persona
Rezultojne te vdekur nga semundjet kanceroze pergjate 15 viteve ne fundit ne Elbasan, si pasoje e ndotjes se shkaktuar nga Metalurgjiku dhe neglizhences per marrjen e masave mbrojtese nga firma qe ushtron aktivitet.
3
Muaj
Afat ka firma "Kurum" per te vendosur filtrat e ajrimit dhe pastrimit gjate procesit te shkrirjes se celiqeve ne Metalurgjik, me qellim minimizimin e shkalles se ndotjes ne qytetin e Elbasanit dhe zonen e Bradasheshit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Greva "zhyt" ne kaos doganen
- "Nuk kemi ende informacion kur perfundon greva e doganiereve"
- Rriten kerkesat per vaksina antigrip, farmacite ende bosh
- Mjeket, tani studime me detyrim
- Mjeket, 4 vjet pune ne vendlindje
- Studentet, nga privati ne shtet
- Fakultetet e dyta, nis shqyrtimi i dosjeve
- Universitetet, perfundon rishperndarja e fituesve
- Femijet jetime, kriteret e reja per "biresim"
- Rritja dhe ushqimi i nje femije, 110 mije leke ne vit
- "Dita pa makina", trafik ne Tirane
- Infektivi, pacientet ne karantine
- Mjeket infeksioniste, Dobjani kerkon rritje te pagave
- SIDA, mjeket rrezikojne infektimin
|
|