PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
UAMD, jo vetem i Durresit

UAMD, jo vetem i Durresit

Alket Aliu
E Shtune, 20 Shtator 2008

Universiteti "Aleksander Moisiu" i Durresit ka perfunduar fazen e regjistrimit paraprak te studenteve per vitin e ardhshem akademik. Ne sekretari mesohet se deri tani jane regjistruar 1093 studente, nga 1270 qe jane kuotat e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Rektori i ketij universiteti, Prof. Dr. Agim Kukeli Ph.D, thote se shifra prej rreth 86 per qind e regjistrimeve ne kete faze eshte nder me te lartat ne gjithe universitetet publike. "Nje pjese e maturanteve, pavaresisht se rezultojne fitues, tashme mund te jene regjistruar jashte vendit apo ne universitete private", - thote Kukeli, duke shtuar se tashme priten emrat e rinj qe do te sjelle Ministria e Arsimit dhe Shkences per maturantet qe do te plotesojne 177 vendet qe deri tani konsiderohen vakante. Sipas rektorit Kukeli, nga 25 shtatori deri ne 3 tetor do te kalohet ne fazen e dyte te regjistrimeve per kuotat qe tashme jane te lira, deri ne hartimin e listes perfundimtare.

UAMD nuk eshte nje universitet vetem i Durresit. Ne baze te shifrave qe servir rektori i ketij universiteti, Agim Kukeli, vetem 30% e studenteve te regjistruar ne vitet e para jane nga ky qytet. "Rreth 25 per qind e studenteve te rinj mberrijne nga kryeqyteti", - thote Kukeli, duke dhene nje deshmi indirekte te faktit se Universiteti me i ri ne vend tashme ka fituar terren. Ndersa 45 per qind e studenteve jane nga rrethe te tjera te vendit, me nje shperndarje gjeografike pothuajse uniforme.

Ne lidhje me marredheniet me jashte UAMD po ben hapa serioze te cilat do te konkretizohen gjate vitit akademik 2008-2009. "Mund t'ju them se deri tani po finalizohen marreveshje bashkepunimi me Universitetin e Shkencave te Aplikuara te Landshut, ne Bayern te Gjermanise, me Northern University of Colorado ne USA, me City College ne USA, si dhe Universitetin e Padoves. Ne muajt ne vazhdim UAMD do te bej te ditur projektet qe po realizohen dhe benefitet qe do te perfitojne nga to, studentet dhe stafi akademik i UAMD-se"-thote rektori. Ketu, dr.Kukeli shton se pas dy javesh do te nenshkruhet marreveshja me Universitetin e Shkencave te Aplikuara te Landshut, ne Bayern te Gjermanise. Marreveshja parashikon se te diplomuarit ne Durres si specialiste rrjetesh kompjuterike do te mund te vazhdojne edhe dy semestre ne Gjermani per t'u pajisur me nje diplome universitare ne perputhje me Karten e Bolonjes. "Ne kete menyre, dy vitet e studimeve te ndjekura ne Durres do te konsiderohen plotesisht te vlefshme ne universitetin gjerman", - thote rektori, sipas te cilit ky eshte vetem hapi i pare per konvalidimin e diplomave te leshuara nga ky universitet ne bote.

Pikerisht vlefshmeria e diplomave eshte nje nga pikat e forta te UAMD. "Senati akademik ka filluar procedurat per akreditimin e universitetit jo vetem prane Agjencise se Akreditimit ne Shqiperi por edhe per akreditimin nga agjenci te akreditimit ne USA, - tregon rektori. Ky vit eshte viti i konsolidimit te UAMD-se, pasi eshte viti i trete i funksionimit te tij, ku do te kemi te diplomuarit e pare. Ata do te pajisen me diploma dygjuheshe me tre sisteme vleresimi. Gjithashtu do te fillojne projektet e perbashketa me universitetet e huaja (Joint Programmes). Po punohet per hapjen e kurseve master dhe Ph.D ne bashkepunim me universitetet e huaja". Per kete rektori, Agim Kukeli, thote se stafi akademik eshte duke u zgjeruar dhe UAMD do te shpalle konkursin publikisht. "Do te rekrutohen nje numer me i madh lektoresh ku perparesi do t'u jepet kandidateve me grada shkencore si master dhe doktorature (Ph.D)", - perfundon rektori Kukeli.

Kurrikula per 4 fakultete

Dy dite me pare Senati Akademik ka miratuar kurrikulat per 21 programe studimi per kater fakultete. Per here te pare kete vit ne Durres eshte celur Fakulteti i Studimeve te Integruara me Praktiken, nje risi kjo ne Shqiperi. "Ne kuadrin e projektit "Zhvillim i qendrueshem ekonomik nepermjet arsimit profesional" qe qeveria shqiptare ka ndermarre ne bashkepunim me qeverine gjermane, nen kujdesin e GTZ-se, kete vit hapet per here te pare ne UAMD Fakulteti i Studimeve te Integruara me Praktiken FASTIP,-tregon rektori Agim Kukeli. -Ky fakultet do te ofroje studime ne fushen e shkencave te menaxhimit ne tre dege: Menaxhim Banke, Menaxhim i Ndermarrjeve te vogla dhe te mesme si dhe Hoteleri Turizem". Ai shton se gjithcka do te jete e organizuar sipas modelit te Berufsakademie ne Baden-Wurtemberg te Gjermanise.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika