PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Turizmi, tani i mbeshtetur edhe nga privatet


E Merkure, 10 Shtator 2008

Nje mundesi me shume per turizmin shqiptar eshte krijuar fale marreveshjes se nenshkruar dje nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Shoqates Shqiptare te Turizmit. "Ne perpjekjet e gjata, te bera prej kohesh per te bere te mundur krijimin e nje shoqate te pergjithshme te turizmit, jam i kenaqur qe arritem, jo vetem krijimin e Shoqates Shqiptare te Turizmit, por konkretizuam shume shpejt marreveshjen e bashkepunimit midis MTKRS-se dhe Shoqates, ATA", eshte shprehur ne fjalen e tij ministri, Ylli Pango. E krijuar me 22 maj 2008, ATA ka anetare nga te gjitha llojet e bizneseve turistike si: agjenci udhetimi turistike, njesi akomoduese turistike, restorante turistike, guida turistike, transport turistik etj. "Qellimi i kesaj marreveshjeje eshte bashkepunimi i sektorit publik-privat per rritjen e games dhe cilesise se sherbimeve nga operatoret turistike, sipas standarteve dhe frymes se strategjise se zhvillimit te turizmit te Bashkimit Europian", eshte shprehur Pango i cili ka renditur edhe objektivat e kesaj marreveshjeje. Nder te tjera, ai eshte ndalur edhe tek shifrat duke permendur numrin e larte te turisteve, qe vizituan vendin tone gjate veres qe lame pas, por edhe investimet e bera ne zhvillimin e qendrueshem te turizimit.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika