PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjirokastra drejt kthimit ne identitet


E Merkure, 10 Shtator 2008

Vazhdojne punimet per te kthyer ne identitet qytetin e gurte te Gjirokastres, pas levrimit te fondit 1.3 milione dollaresh te qeverise shqiptare, i akorduar UNESCO-s. Gjate javeve te fundit, ne Pazarin karakteristik dhe disa komplekse te gurta, firma restauruese ka ngritur skelat per realizimin e ndertimeve karakteristike. Pikerisht ky proces ka qene mesditen e djeshme edhe kryefjala e nje konference per shtyp, organizuar ne MTKRS. "Te gjitha keto punime po kryhen ne baze dhe perputhje te plote me kalendarin e nderhyrjeve restauruese, te pergatitur profesionalisht nga UNESCO dhe Instituti i Monumenteve te Kultures, ne varesi te MTKRS. Qellimi i nderhyrjes restauruese mbetet ruajtja e autenticitetit te Gjirokastres per sot dhe per brezat qe do te vijne, si nje destinacion me vlera te padiskutueshme dhe me vizitueshmeri te larte te turisteve vendas dhe te huaj", eshte shprehur drejtori i Trashegimise Kulturore ne MTKRS, Ols Lafe. Ne fokus te vecante gjate vitit 2007-2008 kane qene disa zona te qytetit te gurte, mes te cilave qendra historike, rruget e fasadat por edhe shtepia e shkrimtarit Ismail Kadare, Babaramos, Cabej, si dhe Hani i Zagorise, nje investim thelbesor per te gjithe qytetin me vlere 24 milione leke. Pjese e rendesishme e trashegimise sone kulturore dhe tashme e perfshire prej kohesh ne projektet e UNESCO-s, Gjirokastra mbetet nje prej zonave primare edhe ne buxhetin e vitit te ardhshem.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika