PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Ylli i mengjesit", nje drame per tim ate


E Merkure, 10 Shtator 2008

"Ylli i mengjesit", nje drame per tim ate. Keshtu e ka cilesuar vepren e tij, autori Odise Plaku, i cili shton se e konsideron ate si nje homazh ndaj gjithe sakrifices se prinderve tane, te cilet me shume se sa te mira materiale kerkojne dashurine dhe perkujdesjen tone. "Eshte shume e rendesishme qe te gjithe ne, ne menyre modeste, te vendosim nje gur sado te vogel, por me peshe, ne dramaturgjine shqiptare dhe te ruajme frymen kombetare. Kjo drame eshte njekohesisht nje shprehje e dashurise per njeriun me te shtrenjte te jetes time, tim ate, qe nuk e kam me ne jete, por qe ka ditur te transmetoje tek une, ate qe quhet dashuria e pashuar dhe e pazevendesueshme e prindit. Besoj se dashuria e nenes eshte oqean i pa mate, ndersa e babait eshte aq e thelle, sa kur shfaqet eshte me shume sesa nje uragan", shprehet ai. Pas suksesit te monodrames "Klithma e nje nene te marre..." interpretuar nga aktorja e mirenjohur Hajrie Rondo dhe vleresuar me "Cmimin e karrieres" ne Festivalin Kombetar te Monodrames, autori Odise pritet te kete nje tjeter sukses, kete radhe ne Shkoder.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika