Tefta Radi: "Perse u shkeputa nga ekrani pas 30 vjetesh"
E Hene, 08 Shtator 2008
U shnderrua ne ikonen e lajmeve dhe imazhin e tyre per nje periudhe te gjate. Ne te vetmin ekran te shqiptareve, Tefta Radi dinte te ishte e dashur dhe mbi te gjitha e besueshme per publikun ne cdo lajm, qe percillte. Pas 30 vjetesh ne departamentin e informacionit, ajo zgjedh te shkeputet prej tij, duke qendruar gjithsesi ne Televizionin Shqiptar, per te cilin shprehet se ka dhene, por edhe ka marre shume. Mundesite dhe ofertat per te qene ne televizione private nuk i kane munguar, megjithate gazetarja ka preferuar te mos e nderroje kanalin televiziv, ku eshte bere e njohur edhe pse tashme nuk shfaqet ne ekran. Prej disa kohesh Tefta Radi ka kaluar ne departamentin e transmetimeve satelitore, ku punon per reportazhe te ndryshme te zhvilluara jashte Shqiperise. Megjithate, vendimin per te mos qene me pjese e ekranit, e ka marre me shume qetesi dhe normalitet, duke kuptuar, qe cdo mision, qe nis ka edhe nje fund. E ndersa eshte mes te paktave gazetare, qe ka prekur dhe ka jetuar dy periudha krejt te ndryshme te ketij profesioni, Tefta Radi eshte ne gjendje fare mire te beje edhe krahasimet perkatese.
30 vjet ne boten e informacionit dhe tani vendosni te shkeputeni prej ketij departamenti, ishte zgjedhja juaj per nje hap te tille?
Natyrisht qe ishte zgjedhja ime. Mund te them, qe gati 3 dekada ne informacion, nuk jane pak per nje mashkull e jo me per nje femer, qe ishte njeherazi edhe nene me femije. Te qenit gazetare-spikere besoj eshte nje ngarkese e dyfishte, por per mua ishte nje pune, qe e kam bere me shume pasion dhe dashuri, duke sfiduar cdo veshtirei te jetes, se familjes, te femijeve. Jam perpjekur te sfidoj dhe jam nisur nga ideja, qe dita eshte 24 ore, duke futur edhe naten brenda per te shfrytezuar cdo mundesi. Jam njeri me karakter te forte, qe nese them se do te bej dicka, perpiqem ta arrij me cdo kusht. Kjo ka qene edhe motoja, qe me ka bere t'i perballoj te dyja.
Perse e more vendimin per te mos dale me ne lajme dhe a te mungon kamera?
Natyrisht, qe eshte nostalgji, por njeriu vjen ne jete, jep dicka, dhe duhet te dije edhe kohen e momentin, kur duhet te terhiqet. Asgje nuk krijohet per t'u shijuar ne pafundesi. Mendoj se cfare kisha per te dhene e dhashe, brenda korrekteses, pasionit dhe dashurise per profesionin e gazetarise. Me vjen mire, qe kam gjetur momentin per t'u terhequr ne kohen e duhur, sepse cdo kohe nxjerr njerezit e vet, nje tjeter brez, nje tjeter menyre komunikimi. Me vjen mire, qe sot ka folesa te mire, ka folesa, qe kane krijuar portretin, imazhin dhe besueshmerine e tyre. Koha nxjerr njerez te rinj, sepse njerezit nuk lindin per te mos vdekur.
Per nje periudhe gjate lajmet ne televizionin publik mund te themi, qe jane identifikuar me imazhin tuaj. Tani, qe nuk jeni pjese e shfaqjes ne ekran, a ju ndjeni ende impaktin e tij tek njerezit?
Mund te them me bindje, qe ne jeten time ekrani ka qene gjeja me e shenjte, qe e kam dashur dhe respektuar, duke filluar qe nga menyra e komunikimit, synimi per te qene imponuese ne ze, ne veshje dhe te percjell tek teleshikuesi i ekranit te TVSH-se besueshmerine. Pra per mua, ekrani ka qene gjithcka,qe kam respektuar, por ne te njejten kohe kam marre nga teleshikuesi mirenjohje, te cilen e ndiej edhe sot e kesaj dite.
Jeni nje nder te paktat gazetare qe ka prekur gazetarine e para viteve '90, por dhe pas tyre. Si e shikon ndryshimin, qe ka pesuar profesioni juaj?
Natyrisht demokracia eshte fitorja me e madhe. Te shkruash dhe te punosh ne nje kohe te tille, me hapesire dhe liri nuk eshte pak. Ne ate kohe gjerat ishin te percaktuara dhe ne plan te pare duhet te dilte njeriu i ri. Kishte nje menyre te tille pune, qe ne krijimtarine tende duhej t'i qendroje besnik ideologjise se kohes, duke u nisur nga qe menyra e paraqitjes se nje lajmi, por edhe zgjedhja e tij. Nese realizoje nje interviste duhej te zgjidhje nje njeri te pranueshem per shoqerine, te mos kishte psh, floke te gjata apo barseta. Duhej gjithashtu te intervistoje ne nje mjedis te pranueshem, ne menyre, qe ne sfond te mos shfaqej nje mur i pasuvatuar apo nje ndertese e prishur. Sot keto probleme nuk jane. Madje sot ka edhe nje gazetari investigative, qe eshte nje zhaner qe kerkon sakrifica dhe perkushtim. Me vjen mire qe ka njerez qe e perballojne edhe kete sfide.
Po nese ne nje edicion behej nje lapsus, a kishte problemi spikeri?
Jo, lapsuset kane qene te pranueshme, mjaftonte qe te mos kishte ceshtje ideologjike.
Gjithe jeten tuaj keni punuar ne TVSH, keni menduar ndonjehere te levizni ne nje kanal privat?
Jo, sepse i perkushtova shume vite TVSH-se dhe nuk e mendoj kurre largimin, aq me teper. qe jam ne prag te pensionit. I kam dhene gjithcka ketij televizioni duke marre madje edhe nga liria ime apo e familjes sime. Mund te kisha shijuar me shume jeten me shoqerine, me familjen. Nuk jam ngopur mund te them me dashurine e femijeve te mi. Shume here nuk kam arritur t'iu jap nje gjelle te ngrohte, por me duhej, qe pasi e kisha gatuar, t'u lija shenime ne letra per ta ngrohur apo per ta gjetur ne furre. Dhe duke iu perkushtuar kaq shume ketij ekrani, qe gjithashtu ma ka shperblyer duke me dhene nje emer, nuk e kam menduar ndonjehere kete levizje, sidomos tani. Nuk para me pelqejne shume levizjet nga nje ekran ne tjetrin. Me pelqen, kur njeriu krijon nje portret dhe mbetet te pakten per disa vite ne nje kanal.
Te vjen keq, qe ke bere gjithe kete sakfrifice?
Kur mendoj, them si e kam bere? Une kam punuar ne te njejten kohe ne radio dhe televizion per shume vite. Me kujtohet, qe nisja punen me lajmet e radios ne oren 5 oo te mengjesit dhe perfundoja ne 11 oo pas lajmeve te fundit. Nese do te me thonin te punoja serish me te njejtin intensitet pune, do te pergjigjesha, "jo". Ne punuam ne nje kohe, kur asgje nuk u shperblye me para, ose u shperblye shume minimalisht. Ndersa sot ka me shume mundesi per t'u paguar ky lloj profesioni e per t'u ndjere me mire. Megjithate, kur mendoj se sa shume kam sakrifikuar, them se edhe nese do te kisha 10 femije, nuk do te doja, qe njeri prej tyre te provonte ato sakrifica dhe marrje te lirise si une.
Cfare mund te themi per spikerat e sotem, si ka evoluar ne kete drejtim gazetaria?
Sot ka shume folesa, ne shume ekrane dhe jo te gjitha meritojne nje note te kenaqshme. Tek shume prej tyre mungon kultura e komunikimit, shume here e kendojne fjaline, nuk dine te percjellin emocion dhe nuk kane ngjyre. Megjithate koha ecen dhe gjerat ndryshojne. Eshte nje tjeter menyre te foluri, nje tjeter ritem jete. Nuk jam per klasicizmin e dikurshem, sepse edhe bota sot eshte me elastike ne dhenien e lajmeve.
"Nuk kam menduar te largohem nga Shqiperia"
Edhe pse i mungojne femijet, djali student dhe vajza e martuar, nuk e ka menduar largimin nga Shqiperia. "Une jam aktive ne shoqeri dhe them se nuk do te ndjehesha fort mire nese do te ikja", shprehet Tefta Radi kur e pyet nese ka menduar te shkoje te jetoje tek femijet ne Gjermani. Megjithate, ajo i viziton ata shpesh dhe ndoshta ne fund te shtatorit do te shkoje serish, duke qene se mbesa e vogel nis shkollen. E ndersa flet per ta, dhe kohen, kur ndoshta nuk ka mundur t'iu qendroje shume prane ajo kujton edhe aventurat e tyre. "Pergjithesisht kane qene femije te mire dhe nuk me kane hapur probleme. U mesuan ne nje fare menyre, me celes ne qafe", pohon duke iu rikthyer viteve me pare. Madje ajo sjell nder mend, duke qeshur edhe telefonatat e djalit, atehere 7-vjecar, qe kerkonte permes telefonit te mesonte se si gatuheshin makaronat. Te pakten kete mungese ne femijeri, Tefta Radi perpiqet ta kompensoje tani, ndonese largesia krijon distanca.
Imazhi i bjondes se pandryshueshme
Duke qene se eshte identifikuar ne nje fare menyre me floket e verdha, Tefta Radi ka parapelqyer te mos e ndryshoje ngjyren e tyre prej vitesh. Duket se kjo eshte edhe nje zgjedhje e mire per te mbuluar thinjat e moshes. Por edhe ajo si shume personazhet tjere te ekranit nuk i ka shpetuar nje thashetheme, qe lidhet pikerisht me floket. "Kam degjuar edhe fjalesikur i kam prauke", shprehet gazetarja. "Por floku im eshte i tille, qe iu ka rezistuar nxehtesise se prozhektoreve dhe ndryshimit te ngjyres ne mesin e viteve '80, kur nga geshtenje i ktheva ne te verdha".