Guregdhendja nuk vdes ne Gjirokaster
E Diele, 07 Shtator 2008
Goditjet e cekaneve mbi gur perhapin ne ambjentin perrreth nje tingull metalik. Baba e bir, Adil dhe Agush Kore, jane duke skalitur guret ne njerin prej mjediseve ne restaurim ne Pazarin karakteristik te Gjirokastres. Nje vesh i kujdesshem mund te dalloje nepermjet tingullit te cekanit qe godet mbi gure, vullnetin dhe deshiren e gurgdhendesit per ti dhene atij formen e deshiruar. Gurgdhendesi Adil, se bashku me djalin e tij, prej 13 vitesh punojne se bashku ne ndertimet karakteristike apo restaurimet e shtepive te gurta jo vetem ne qytetin e Gjirokastres por edhe ne zona te tjera te Jugut. Tashme ne moshen 64 vjecare Adili ka fituar ate emer dhe pervoje qe e lakmojne me punen e tyre gjate gjithe jetes zanatcinjte e profesioneve te ndryshme. "E kam nisur kete profesion qysh ne moshen 14 vjecare", thote ai nderkohe qe pas goditjes se cekanit dhe daltes qe mban ne duar, ciflat e gurit perhapen furishem ne dyshemene e dhomes se gurte. Fillimisht si nje djale i vogel ai do te shkonte nga ustallareve dhe gurgdhendesve te vjeter gjirokastrite per ti ndihmuar ne punen e tyre te perditshme. Ndersa e le gdhendjen e gurit per te bere nje pushim te vogel Adili thote, se qe nga ajo kohe ai kishte deshire qe tu jepte grureve formen e deshiruar. "Shikoja sesi gurgdhendesit e degjuar gjirokastrite te atyre viteve usta Nini, Basho Dhima, etj., gdhendnin dhe skalitnin plot shkathtesi guret e mureve dhe qosheve te shtepive gjirokastrite", pohon Adili duke kujtur se ky zanat filloi ta nxiste edhe ate. Pasi ustallaret e vjeter mbaronin punen ai shkonte dhe merrte fshehurazi cekanin dhe dalten e mundohej t'i skaliste vete guret si nje gurgdhendes i vertete". Me kalimin e viteve Adili filloje ta perfeksionoje zanatin e tij duke u bere i kerkuar per ndertimin e shtepive te gurta apo restaurimet e ndryshme qe kryheshin ne to. Cekani dhe dalta e tij do te gdhendte dhe skaliste me mijera gure te cilet do te hijeshonin dhe zbukuronin, jo vetem shtepite gjirokastrite, por edhe banesat te tjera dhe kryesisht mjediset, dhomat apo fasadat e muzeumeve ne qytete te ndryshme te vendit. Ende ne kujtesen e Adilit eshte e pashlyer puna, qe realizuan ai dhe nje grup gurgdhendesish nga Gjirokastra ne ndertimin e memorialit te Skenderbeut ne qytetin e Lezhes. "Madje sikur te me thone beje edhe nje here ate pune nuk do ta realizoja kaq bukur", thote ai ndersa kutjon ditet dhe netet e kaluara se bashku me znatcinjte e tjere gjirokastrite per gdhendjen e gureve, restaurimin apo punimet me pllaka te gurta ne memorialin e Heroit tone Kombetar. Pas viteve 90-te Adili shikonte sesi mjaft prej shokeve te tij te punes, gurgdhendes shume te zote u larguan nga Gjirokastra per te kerkuar pune ne shtetet fqinje. "Nuk ju ve faj, thote ai ndersa kujton emrat e disa prej gurgdhendesve qe tani jetojne ne Greqi, Itali, etj. "Pagesa per kete zanat ne ato vite ishte mjaft e vogel keshtu qe atyre iu duhej te mbanin familjen". Largimi i gurgdhendesve profesioniste nga qyteti la pas nje boshllek te madh dhe nevojen per njerez te rinj ne kete zanat. "Une ndjehesha i obliguar, thote Adili, qe ashtu si te tjeret me mesuan mua kete zanat, t'ia lija trashegim te rinjve".
Banesat gjirokastrite ne duart e te rinjve
Agushi 26 vjecar, do te ishte nxenesi i pare i Adilit ne marjen e zanatit. " Kur babai me merrte nga pas ne pune, shikoja sesi ai gdhendte dhe skaliste guret dhe ndjeja se dhe mua po me rritej e njejta deshire per t'u bere gurgdhendes", thote i riu ndersa le punen per t'iu bashkangjitur bisedes sone. Me kalimin e viteve dalta dhe cekanet e Adil dhe Agush Kores do te zbukuronin dhe hijeshonin me elegance shtepite e gurta gjirokastrite. "Nje prej puneve qe ne e kemi realizuar te dy bashke eshte restaurimi i kalase se Lekuresit, ne Sarande", thote Adili nderkohe qe me syte qe i shndrisin hedh nje shikim nga djali. Por edhe ne projektet e ndryshme restauruese, qe jane realizuar ne banesat karakteristike gjirokastrite gjate viteve te fundit ata do te kryenin punime ne gur per te cilat do te merrnin vleresimet dhe komplimentat jo vetem te gurdhendesve te tjere por edhe te restauratoreve dhe specialisteve te trashegimise kulturore. Nderkohe prane gurgdhendesit Adil kane filluar te punojne edhe djem te tjere te rinj, per te mesuar zanatin e gurgdhendesit. "Ky zanat eshte zemra e qytetit, thote Adili, prandaj nuk duhet te vdese, keta djem te rinj do ta mbajne gjalle". Nderkohe me te njejtin vullnet dhe bindje ai nis punen, qe me dalte dhe cekan t'i jape gurit formen e deshiruar. Tashme ka nje peng me pak pasi krahas djalit te tij jane edhe djem te tjere te cilet deshirojne te gdhendin dhe skalisin gure per te hijeshuar shtepite gjirokastrite. "Kane te njejten deshire si edhe une kur isha ne moshen e tyre", thote gurgdhendesi Adil nderkohe, qe goditjet e daltes dhe cekanit te tij mbi siperfaqen e gurit kane filluar te mbushin me tingujt metalike mjedisin perreth.
Blerim Kore