Apolonia, ekspozite per zbuluesin e saj
E Diele, 07 Shtator 2008
Homazh per rizbuluesin e Apolonise Leon Rei. Ka qene ky slogani, qe ka shoqeruar ekspoziten e hapur ne "qytetin e madh dhe hijerende", sic e kane cilesuar historianet antike, Apolonine. Ekspozita fotografike e realizuar nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit te Parkut Arkeologjik, Apolonia, vinte ne qender gjithe veprimtarine e Leon Reit. Jane disa dhjetra foto qe pasqyrojne punen e misionit francez, te mbeshtetur fuqimisht nga autoritetet shqiptare dhe banoret e fshatit Pojan, qe arriten t'i kthejne madheshtine e merituar Apolonise se Ilirise, sic e ka cilesuar edhe arkeologu Neritan Ceka ne librin e tij. Ekspozita eshte fryt i nje pune te gjate kerkimore me arkivat dhe dokumentacionin e nevojshem. Ajo eshte financuar nga MTKRS dhe synon krijimin e nje poli te ri, te vizitueshem ne Parkun Arkeologjik, Apolonia, mbi kodren me te larte te qytetit. Nuk eshte nje muze i stilit "arkaik" me pedagogji te ngurte, por eshte ideja e nje vend-kujtese, ku vizitori mund te beje nje ndalese shlodhese e njekohesisht te informohet mbi punen e atyre qe kryen zbulimet e para arkeologjike ne Apoloni. Nje qender e tille dokumentare eshte e para e ketij lloji ne Shqiperi. Ajo eshte konceptuar si nje ekspozite e perhershme, me vlera te vecanta dokumentare dhe qe i sherben turizmit kulturor. Por deri ne vitet '20 te shekullit te kaluar pluhuri i harreses e kishte mbuluar lavdine dikurshme te qytetit, ne te cilin jeta thuajse ishte fikur krejt. Misionin per identifikimin e Qytetit te Perendise se Diellit prej nga kishte marre dhe emrin, e mori persiper arkeologu francez Leon Rei. Ne dallim nga udhetaret e tjere te huaj qe ishin mjaftuar me disa kalimtare mbi rrenojat e nje manastiri atekohe edhe ai gjysme i rrenuar, Rei ishte i vendosur t'i kthente qytetit emrin e dikurshem. Fale interesit te qeverise shqiptare te asaj periudhe, per te hedhur drite mbi te kaluaren historike te vendit, ne vitin 1923 u arrit te nenshkruhej e para konvente arkeologjike ne historine e shtetit shqiptar. Duke iu permbajtur synimeve rigorozisht shkencore, kjo konvente mundesonte germime arkeologjike ne disa pika te territorit te Shqiperise. Por shume shpejt u pa se vendi ideal per te tilla germime ishte Apolonia, pasi ne territorin qe do te germohej nuk kishte vecse shkurre e ferra dhe asnje detyrim per shpronesime, sic ishte rasti i Durresit ku ne fakt filloi germimet e para misioni francez. Ishte kembengulja e drejtuesit te ketij misioni Leon Reji, qe beri te mundur jo vetem identifikimin e shpejte te Apolonise se lashte, por edhe disa zbulime spektakolare ne nje kohe relativisht te shkurter dhe me shpenzime modeste.
Xhemil Beharaj