PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Klodian Duro, ne ethet e ndeshjes me Suedine


E Shtune, 06 Shtator 2008

Ndeshja e sotme me Suedine ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa", duket se ka terhequr vemendjen e gjithe tifozeve shqiptare, qe si gjithmone ne te tilla raste nuk ngurrojne te mbushin plot shkallet e stadiumit. E duke qene se kjo eshte e para ndeshje per kualifikimin ne Kampionatin Boteror te vitit 2010 te gjithe presim, qe Tirana e sotme te jete e skuqur nga flamuret dhe te dale nga stadiumi me 3 pikeshin e pare, aq shume te deshiruar. Por, ndersa ne si tifoze na mbetet vetem te bertasim ne shkallet e stadiumit dhe thjesht te shpresojme tek fitorja, ata qe ndjehen dyfish me te emocionuar dhe disa here me shume pergjegjes jane pa dyshim lojetaret e Skuadres sone Kombetare. Dhe Klodian Duro eshte nje prej tyre. Mesfushori i "Omonia Nikosias", ne kampionatin qipriot, prej disa ditesh ndodhet ne kryeqytet, ku se bashku me lojetaret e tjere te kombetares jane mbledhur per t'u perballuar me sfiden e radhes. I fotografuar nga paparazzi yne, vetem dy dite me pare ne nje prej lokaleve te kryeqytetit, Duro eshte tani me siguri, ne ethet e ndeshjes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika