PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zhduket 14 vjecarja, dyshohet rrembimi per trafik


E Shtune, 06 Shtator 2008

Korce- Zhduket prej dhjete ditesh nga familja ne rrethana misterioze nje vajze 14 vjecare nga qyteti i Korces. Fabiola Brazhdli ka dale shetitje me gjyshen e saj ne parkun "Rinia" te qytetit, por me pas vajza jetime eshte larguar pa adrese. Policia qe ka nisur hetimet per largimin e te mitures po heton ne pisten e nje trafikimi te mundshem drejt Greqise apo Italise. Shkak per kete dyshim nuk eshte bere vetem fakti i marredhenieve qe e mitura Fabiola Brazhdli ka pasur me familjaret, por edhe denoncimi pak dite me pare i nje tjeter vajze qe i kerkonte ndihme policise pasi persona qe ajo nuk i njihte, tentonin ta trafikonin per ne Itali.

Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se menjehere pasi moren denoncimin nga familja per zhdukjen e 14 vjecares Fabiola Brazhdli, kane nisur kerkimet per gjetjen duke kryer kontrolle ne disa banesa dhe zona ku mendohej se fshihej e mitura. Gjate rrefimit ne polici familjaret kane thane se 10 dite me pare vajza kishte dale per nje shetitje me gjyshen e vet ne parkun "Rinia" te qytetit. Fabiola Brazhdi banore e lagjes 16 ne Korce, ka qene nje vajze jetime, duke mbetur pa babane e saj pak vite me pare dhe jetonte nderkaq tek gjyshja. Dyshohet se 14 vjecarja mund te kete rene pre e ndonje te njohuri te saj, qe ka si qellim per ta trafikuar jashte vendit, pasi jo pak vajza jetime nga qyteti i Korces kane perfunduar jashte vendit duke u shfrytezuar per prostitucion. Per kete, policia vendore ka shperndare foton e te mitures ne pikat e kalimit kufitar, sidomos ne ate te Kapshtices, por nderkaq po vazhdojne kerkimet edhe per ndonje largim te nisur nga lidhje sentimentale.

Sipas rrefimit te gjyshes ne polici, vajza jetime qe ka humbur qe prej shume vitesh babane e saj, ishte nje vajze e qete, ndersa nuk ka pasur marredhenie me ndonje djale, pasi bente dhe nje jete krejt te mbyllur. Gjithsesi policia tha se po heton ne te gjitha pistat e mundshme. Vajza jetonte bashke e nenen dhe dy vellezerit e vet ne shtepine e gjyshes Metullahe Elmazi. E moshuara, tejet e tronditur nga ajo qe i ka ndodhur mbeses se saj, thote se nuk ka lene vend pa trokitur, ndersa denoncimin e saj te pare e ka kryer ne policine e Korces. Ajo ka rrefyer per te gjitha levizjet e mbeses diten e fundit, deri ne momentin qe nuk e ka pasur me afer vetes. Kerkime jane kryer edhe ne banesat e te afermve, por te pasuksesshme. Ndaj policia ka dyshuar per nje trafik te mundshem jashte vendit me qellime prostitucioni. Gjyshja eshte shprehur e shqetesuar per fatin e mbeses, pasi i trembet faktit se vajza mund te jete trafikuar apo t'i kete ndodhur dicka e keqe. Ne momentin qe po kryenin shetitje, Fabiola mesohet se ka pasur ne krahe, sikurse dhe ne foto, nje femije te vogel, mbesen e saj. Policia vendore deklaroi dje per gazeten se kontrollet qe ka kryer kane rezultuar te pasuksesshme, porse pistat e hetimit jane trafiku dhe largimi me deshire i vajzes pas ndonje djali me te cilin eshte dashuruar.

G.Ashimi






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika