PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dy zjarre shkrumbojne 500 rrenje ullinj


E Shtune, 06 Shtator 2008

Dy zjarre te fuqishem kane djegur mbi 10 hektare me peme e kullote ne Lushnje dhe Uren Vajgurore pergjate dites se djeshme. Djegia e mbetjeve urbane mesohet te jete bere shkak i renies se flakeve ne periferi te Ures Vajgurore, pak kilometra larg qytetit te Beratit, duke rrezikuar edhe banesat. Flaket e zjarrit jane shfaqur rreth ores 12:00, ne dalje te qytezes, ne grumbullin e plehrave dhe jane perhapur me shpejtesi ne tokat e fermereve te zones. Kur zjarri eshte afruar 50 metra nga banesat jane njoftuar edhe zjarrfikesit qe bene te mundur lokalizimin dhe shuarjen pas nje ore perpjekjesh.

Kurse flaket qe rane ne Karbunare te Lushnjes po diten e djeshme, shkaktuan djegien e 500 rrenje ullinjve, prone e fermereve Idriz Gj., dhe Shkelqim M. Kane qene banoret dhe punonjes te Zjarrfikeses qe bene te mundur shuarjen e zjarrit.

O.H/Xh.B




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika