PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shperthen dinamiti, vdes punetori i gurores


E Shtune, 06 Shtator 2008

Pogradec- Nje shperthim aksidental ne nje gurore ne periferi te qytetit te Pogradecit i ka shkaktuar vdekjen nje prej punetoreve. Jonuz Balliu, 49 vjec, banues ne qytet, prej mese nje viti ishte punesuar ne subjektin privat te nxjerrjes se gureve ne afersi te Stacionit te Trenit. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te se enjtes, prane vendit te quajtur "Guri i kuq". Policia tha se Balliu ka vdekur nga shperthimi i eksplozivit ne vendin e punes. Shkak dyshohet te jete bere nje pakujdesi e vete viktimes pasi ka ndezur fitilin, pasi guret e medhenj qe tentonte te copetonte e zune nen vete duke i sjelle edhe fundin fatal. Gjithsesi burime zyrtare thane se kane ne objekt hetimi edhe firmen ku ishte punesuar i ndjeri per te vleresuar kushtet e sigurise ne pune. Gjate kontrollit paraprak eshte konkluduar se firma, emri i se ciles nuk publikohet, kishte dokumentacione te rregullta per aktivitet.

Rreth mesnates se enjte policia e Pogradecit eshte njoftuar se ne guroren e "Gurit te Kuq" gjate nje shperthimi kishte ndodhur aksident. Ndersa drejt spitalit ishte derguar trupi i Jonuz Balliut, me qellim dhenien e ndihmes mjekesore. Burime nga ky spital thane se 49 vjecari nuk kishte shpresa per jeten dhe se kishte mberritur i vdekur. Goditja pas shperthimit ka qene fatale, ndersa shkak eshte bere nje pakujdesi. Mesohet se 49 vjecari Balliu, i punesuar ne nje firme private, do te kryente shperthimin per copetimin e gureve, por ka mbetur i vdekur nga masivet qe e kane kapur poshte nga nje pakujdesi gjate ndezjes se fitilit te dinamitit. Sipas policise nga eksplozioni guret ne afersi te tij jane rrokullisur duke e zene poshte, ndersa 49 vjecari eshte gjetur i vdekur nga punonjesit e tjere qe kane qene te pranishem ne momentin e shperthimit. Ata kane mundur ta nxjerrin prej "varrit" te gureve, por jo qe ta mbanin ne jete. Gjate deshmise se dhene ne polici, punetoret e tjere te gurores kane rrefyer se Jonuzi kishte bere ndezjen e fitilit si cdo here tjeter, por duket se nuk eshte ruajtur nga shperthimi i fuqishem i dinamitit. Dyshohet se eksplozioni ka ndodhur disa sekonda me pare se nga sa eshte parashikuar prej viktimes. Ne pyetje jane marre edhe drejtuesit e firmes private qe shfrytezojne guret gelqerore ne Pogradec, ndersa mesohet se viktima ka qene i siguruar dhe aktiviteti i rregullt.

Gezim Ashimi




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika