PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pranga rojes dhe punetorit


E Shtune, 06 Shtator 2008

Lushnje- Nuk ka qene shume e lodhshme puna e policise se Lushnjes per te zbuluar grabitjen e bujshme te nje karburanti ne fshatin Saver. Zhdukja e 80 mije lekeve nga arka e karburantit "Kastrati" eshte bere shkak qe ne pranga te bien punetori 20 vjecar dhe roja i pikes per kallezim te rreme dhe vjedhje ne bashkepunim. Burime zyrtare policore thane se Denis Saraci, punetor dhe Adriatik Tushe, 38 vjec, roje ne kete pike karburanti, dyshohet se mund te jene bashkepunetore ne vjedhje te arkes se pikes se karburantit, ngjarje e konstatuar mengjesin e se enjtes. Ne dosje thuhet se 20 vjecari qe ishte punesuar prej kater ditesh ka bere denoncim se dy persona te armatosur e kishin kercenuar duke i marre xhiron ditore. Policia tha se grupi i eksperteve ka arritur te marre 28 lloje gjurmesh, te cilat do te percaktojne nese keta dy persona, roje dhe punetor, jane te perfshire ne kete grabitje.

Xh.B




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika