Studentja tenton vetembytjen
E Shtune, 06 Shtator 2008
Vlore- Humbja e disa provimeve te sezonit te Vjeshtes eshte bere shkak qe nje studente 22 vjecare e Universitetit te Vlores "Ismail Qemali" te tentoje vetevrasjen duke u mbytur ne detin Adriatik. Sapo ka perfunduar provimin e trete te sezonit, me perpjekje qe rezultoi e pasuksesshme, e demoralizuar per ngeljen ne tre lende, A.H., studente e vitit te katert, dega Biznes, i eshte drejtuar detit. Ka hyre me gjithe rroba duke mos e kthyer me koken pas, dhe ka shkuar ne nje thellesi 50 metra. Por perpjekjet e saj kane deshtuar, pasi per fat te mire rojet bregdetare kane nderhyre ne kohe, duke i shpetuar jeten.
Ngjarja
Ka qene ora 12:15 e dites se djeshme kur efektive te Policise Kufitare e kane pikasur trupin e nje njeriu qe po largohej nga bregu per ne thellesi. Fillimisht eshte menduar se ka qene nje pushues, por kur kane konstatuar qe e reja po largohej gjithmone e me shume prej bregut, kane drejtuar mjetin e tyre me qellim verifikimin e ketij rasti. Efektivet e policise i kane afruar nje xhup shpetimi me qellim qe vajza A. H., nga lagjja "1 Maji" e qytetit te Vlores, te hipte ne te, por ajo nuk ka pranuar. Pasi arriten ta bindin, rojet e kane derguar me motovedete ne breg. Gjate rruges vajza ka tentuar dy here te hidhej perseri nga mjeti lundrues, ndersa pergjate gjithe kohes ka qare.
Nepermjet radios eshte njoftuar gjetja e vajzes ne nje gjendje te rende psikologjike dhe shendetesore, per shkak te ujit qe kishte pire gjate tentatives per veteflijim. Ne port eshte derguar dhe nje autoambulance qe beri brenda disa minutave transportin e studentes drejt spitalit.
Hetimet
Per ngjarjen ka nisur hetim edhe policia vendore, duke zbardhur identitetin dhe shkaqet. Burime zyrtare thane se A. H., eshte studente e vitit te katert per degen Biznes. Gjate sezonit te Vjeshtes ajo mesohet se ka dhene tre provime dhe te fundit e kishte humbur diten e djeshme. Ne gjendje te rende psikologjike ajo ka tentuar ne mesdite vetembytjen, ndersa gjate marrjes ne pyetje nuk pranoi t'i tregonte policise lenden ku dhe kishte ngelur dje. "Tentova te vetembytesha sepse ngela ne 3 provime", eshte shprehur 22 vjecarja para inspektoreve te policise se Vlores, pa dhene shpjegime te metejshme. Burime zyrtare thane se shkak mendohet te jete gjendja e renduar psikologjike per humbjen e tre lendeve radhazi nga studentja, ndersa pritet ta marrin ne pyetje edhe nje here tjeter per te zbardhur plotesisht ngjarjen.
Vetembytja e studentes
Gjashte muaj me pare, studentja e deges se Anglishtes ne Universitetin "Ismail Qemali" te Vlores, Kejda Hasanaga, nga Skrapari, u vetevra ne te njejten menyre, duke u vetembytur per shkaqe qe kane mbetur ende mister. Por sipas burimeve policore dhe deshmive te shoqeve te dhomes, ngelja ne provime e shtyu 20 vjecaren te kryente veteflijimin ne kushte depresioni. Kurse nje muaj me pare ne Sarande, nje maturante tentoi te vetehidhej nga tarraca e nje pallati 5-katesh ne qender te qytetit, pasi gjate testimit per shkollen e larte, nuk kishte marre pergjigjen nga Ministria e Arsimit me argumentin se nuk e kishte dorezuar tezen e provimit. Vajza ndryshoi mendim vetem pas negociatave dy oreshe me policine dhe prinderit.