PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vetehelmohet ne varferi nena e dy te miturve


E Shtune, 06 Shtator 2008

BERAT- Papunesia dhe varferia cojne drejt vdekjes nenen e dy femijeve te mitur. Rudina Berisha ka nderruar jete mengjesin e djeshem ne spitalin e Beratit, pasi kishte konsumuar me pare nje sasi preparati helmues, fostoksine. Policia tha se 25 vjecarja, banore e lagjes "Uznove", ishte derguar ne repartin e urgjences ku dhe u trajtua per disa ore nga mjeket toksikologe. Burime prane ketij spitali bejne me dije se 25 vjecarja ka mberritur oret e vona te mbremjes se enjte ne gjendje te rende shendetesore. Gruaja eshte gjetur nga te afermit ne dhomen e saj, pas konsumimit te helmit dhe eshte derguar me urgjence prane spitalit. Per disa ore pacientja ka qene ne mjekim intensiv nen kujdesin e bluzave te bardha, por nuk ka mundur te mbijetoje. Pak pas mesnates gruaja ka nderruar jete, pasi sasia e fostoksines kishte vepruar shpejte ne organizmin e saj dhe cdo perpjekje e mjekeve per ta mbajtur ne jete ka qene e kote. Ekspertet e policise nisen hetimet e rastit per te mesuar shkaqet qe cuan Berishen, nene e dy femijeve te mitur, drejt ketij akti fatal. Burime zyrtare thane se shkak ishte bere gjendja e veshtire ekonomike. Sipas deklarimeve te te afermve, cifti i ri Berisha ishin te papune dhe po perballeshin me kushte tejet e te veshtira ekonomike.

E.Hazizolli




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika