 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Pronat ne bregdet, 12 propozime per kthimin
E Shtune, 06 Shtator 2008
Zgjidhja e problemit te prones ne zonen e bregdetit mund te arrihet vetem nese ndiqen 12 pikat e propozuara nga shoqata "Bregdeti". Perplasjet e shumta per pronat ne zonen Vlore - Sarande, ka detyruar kete shoqate qe me ane te nje letre te hapur te propozoje 12 pika me ane te se cilave do ti jepet fundit pergjithmone abuzimet e tokat e bregdetit.
Propozimet
Ish-pronaret kerkojne qe zonen e percaktuar me ligj qe ne vitin 1993 si zone e zhvillimit turistik, zgjidhja e problemit ose reforma e prones, te pranohet me ligj si detyrim per shtetin ne perputhje me kerkesat e Keshillit te Evropes, detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronesise te pranohet me ligj si detyrimi i shtetit. Ky proces te ndahet ne dy faza te vecanta: kthimi dhe pas perfundimit te kthimit te filloje kompensimi. Per kete qeveria duhet te ndaje dhe dalloje se cilat jane pronat ku shteti gezon ligjerisht titujt e mirefillte te pronesise, (neni 41/2 i kushtetutes) dhe cilat jane pronat qe shteti i diktatures iu grabiti pronareve te ligjshem dhe qe duhet t'u kthehen fizikisht te zoterove", thuhet ne promemorie. Gjithashtu theksohet se, "ne pronat qe duhen kompensuar qeveria duhet te percaktoje vetem ato prona qe jane tjetersuar per ndertime banimi para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike konform ligjit, por jo pronat e perfituara padrejtesisht pas vitit 1991 nga politikanet dhe klanet e tyre". "Te percaktohet nje afat kohor per kthimin fizik sipas dokumenteve para vitit 1945. Kthimi t'i behet trungut familjar te trashegimlenesit, pronar i ligjshem (kthim fizik pavaresisht nga zeri kadastral dhe jo kthim te pjesshem vetem trashegimtarit qe jeton ne fshat, se kjo ka futur konfliktin deri brenda familjes).
Kompensimi
Sipas propozimeve te bera nga shoqata "Bregdeti", procesi i kompensimit duhet te filloje vetem pasi te perfundoje kthimi fizik i pronave te pronaret e tyre. Kompensimi te behet me prona te mirefillta te shtetit, qe perbejne mbi 52% te prones", citohet ne promemorie. Sipas kryetarit te shoqates, "faza e kthimit me ndihmen e shoqates sone, te shoqates "AK Bregdeti" dhe te komunitetit te pronareve te cdo fshati nese do te kete vullnet politik, mund te realizohet brenda pak javeve, duke mbyllur kete burim kryesor te korrupsionit pushtetar dhe burim te konflikteve midis pronareve te ligjshem dhe pronareve fals e te perkohshem, qe ka krijuar politika e pas vitit 1991". Ne pikat e tjere te propozimeve te ish-pronareve kerkohet qe "te shpallen te pavlefshme te gjitha aktet me te cilat drejtuesit e institucioneve shteterore, pas vitit 1991, e kane transferuar pronen e subjekteve te shpronesuar ne persona te trete; pronareve te vertete t'u kthehet plotesisht prona dhe e drejta e parablerjes se objekteve te ngritura mbi tokat e tyre dhe te privatizuara nga qeveria sipas interesave klanore; zhdemtim ose sipas rastit vleresim financiar, personave te trete, qe keto 16 vjet i kane perfituar padrejtesisht dhe po i shfrytezojne pronat e pronareve te ligjshem".
Harta e cmimeve, pas kthimit te tokes
Sipas ish-pronareve, harta e tokave te lira dhe hartat e cmimeve dhe fondi i kompensimit financiar duhet te realizohen vetem pas perfundimit te kthimit. "Kompensimi te parashikohet vetem per pronat qe vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike, si dhe ato prona qe nga viti 1944 deri 1991 jane tjetersuar per godina banimi. Keto nuk perbejne asnje problem sepse jane pak.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Femijet jetime, kriteret e reja per "biresim"
- Fier, farmacistet debate me grosistet per vaksinen
- Moti, shperthejne virozat edhe ne Elbasan
- Moti, temperaturat ulen ne 3 grade
- I ftohti, ende pushues ne plazhe
- "Qyteti pa makinen time", sot ndalohen makinat
- Terminali i Petroliferas ne fazen perfundimtare te punimeve
- Te ndjesh, te kuptosh, te ndihmosh
- QS, 30 mije leke per nje krevat
- UAMD, jo vetem i Durresit
- Ndotja, ultimatum "Kurum"-it
- Gjana: Shteti po mbron fermeret
- Mbeturinat inerte uzurpojne Pyllin e Sodes
- Financimi i shkollave, MASH perplaset me Bashkine
- Withers: Do te mbeshtesim arsimin shqiptar
|
|