Shtepia e Cabejt ne projektet e UNESCO-s
E Enjte, 04 Shtator 2008
Gjirokaster- Ne 100- vjetorin e lindjes se gjuhetarit te madh Eqrem Cabej, UNESCO e ka perfshire shtepine e tij te gurte ne masterplanin e saj restaurues per zonen historike te Gjirokastres. Vazhdimi i restaurimit te shtepise se lindjes se gjuhetarit Eqrem Cabej ne qytetin e Gjirokastres eshte pjese e projekteve, qe UNESCO ka nisur te zbatoje ne shtepite karakteristike gjirokastrite. Behet fjale per nderhyrjet restauruese ne 17 objekte te shpalllura "Monument Kulture", si banesa karakteristike, harqe dhe ura prej guri, komplekse muzeale etj. Mes te tjerash prioritare ne listen e UNESCO-s jane cilesuar edhe kthimi ne identitet i shtepive, ku kane lindur shkrimtari Ismail Kadare dhe gjuhetari Eqrem Cabej."Krahas historise, qe lidhet me njerezit e shquar qe kane jetuar per vite te tera ne keto shtepi karakteristike, ato mbartin edhe vlera te rralla ndertimore dhe arkitektonike", thone specialistet e monumenteve te kultures ne Gjirokaster. Projekti restaurues i baneses se Cabejt, u realizua gjate gjysmes se dyte te vitit 2007 ne shtepine e gurte te lindjes se tij, ne lagjen Hazmurat, e cila mbart vlera te vecanta arkitektonike dhe ndertimore. "Restauratoret synonin kthimin ne identitet te disa prej pjeseve karakteristike te nderteses te punuara me gur te skalitur dhe dru dekorativ", thote drejtori i monumentave ne Gjirokaster, Spartak Drasa.
"Projekti i realizuar ne banesen e gurte te Cabejt vitin e kaluar ishte vetem faza e pare e masterplanit, qe synon restaurimin e plote te kesaj shtepie", thote drejtori Rajonal i Monumenteve te Kultures ne Gjirokaster, Spartak Drasa. "Per fillimin sa me te shpejte te punimeve restauruese, vijon ai, ne ishim te obliguar, jo vetem per shkak te vlerave ndertimore te kesaj banese por edhe pasi ajo eshte shtepia e lindjes se gjuhetarit dhe studiuesit Eqrem Cabej". Ne ato momente te fillimit te restaurimit banesa paraqitej gjysme e rrenuar nderkohe, qe amortizimi dhe lageshtia vazhdonin te gerryenin muret e gurta. Projekti per kthimin ne identitet te shtepise se Cabejt nisi me nderhyrjen ne catine e gurte te shtepise, per te vijuar me pas me punimet ne fasaden e saj si dhe ne ambjentet e brendshme. "Banesa e Cabejt eshte nje nder banesat tipike gjirokastrite, e cila shquhet per larmine e objeteve te punuara ne dru te skalitur dhe dru dekorativ", shprehen specialistet restauratore. Fasada e gurte e shtepise ka nje forme te vecante dhe nje pjese e saj eshte e ndertuar me gur te skalitur. "E vecanta e zbatimit te ketij projekti ishte se ne i qendruam besnik materialeve ndertimore me te cilen eshte ndertuar ajo", thone restauratoret, te cilet shtojne se nje nder elementet me te vecante eshte edhe porta kryesore e shtepise, e punuar me hark me gur te gdhendur."Nje pjese e konsiderueshme e tavaneve dhe dyshemeve te dhomave te brendshme te shtepise jane te punuara me dru dekorativ, me motive floreale", pohojne restauratoret. Per ta keto motive paraqesin nje perfeksion te punimve ne dru dekorativ."Eshte emocionuese per ne, te rikthenim ne gjendjen e meparshme elemente te rozetave apo skalitjeve te tjera ne dru dekorativ", pohon njeri prej tyre. Shmangia e rrezikut te shembjes se catise se gurte beri te mundur, qe mjediset e brendshme te baneses ti rezistojne kohes nderkohe qe restaurimi i tavaneve te drunjta riktheu kete banese ne gjendjen e meparshme duke shfaqur te plote vlerat ndertimore dhe arkitektonike te shtepise se Cabejt. Blerim Kore
Profili arkitektonik i baneses karakteristike te Cabejt
Ndertimi i shtepise se gurte te Cabejt daton ne vitin 1866 nderkohe, qe per rindertimin e saj ka dy mbishkrime te vitit 1891 dhe nje te trete me 1892. Ne botimin e tij "Qyteti muze i Gjirokastres" studiuesi Emin Riza shkruan se "ne gjendjen fillestare banesa ka qene me dy oborre dhe me nje ambjent ndihmes, perballe baneses ne oborrin kryesor". Ne vitet 1891-1892 banesa ka pesuar nje rikonstruksion te rendesishem, qe ka konsistuar ne shtesen e krahut te majte me gjashte ambiente, dy ne secilin kat. Kjo shtese eshte e lidhur per ndarjen e baneses ne dy ambiente te vecanta. Sipas studiuesit Riza, ne gjendjen e re, porta origjinale i sherben pjeses se shtuar, ne hapesiren nderlidhese te se ciles jane ndertuar shkalle te reja. Nje porte e dyte e hapur gjate rikonstruksionit i sherben pjeses origjinale. Shtesa funksion si banese me vete, ka oborrin e saj dhe daljen e vecante ne rruge nepermjet portes karakteristike. Ambientet e shtuara ne pergjithesi ruajne, skemen funksionale te zakonshme te baneses gjirokastrite si dhe dekorin e pasur ne dru, vecanerisht ne tavane.