Zenke pas alkoolit, nipi plagos xhaxhane
E Enjte, 04 Shtator 2008
TIRANE - Nipi plagos me thike xhaxhane. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen periferike te kryeqytetit, Kombinat. Skender Xhima, 44 vjec, ka mbetur i demtuar ne nje lokal te kesaj lagjeje nga sulmi i nipit Julian Xhima. I plagosuri dhe autori i dyshuar kane qene se bashku ne bar-kafe, duke konsumuar alkool. Por pas disa oresh gjendja mes nipit 24 vjecar dhe xhaxhait eshte acaruar duke sjelle qe ata te shkembenin fyerje dhe te grindeshin mes tyre. Por rreth ores 22:00 te se martes, situata eshte perkeqesuar. I dyshuari Julian Xhima, ka nxjerre nje thike qe e mbante me vete, duke goditur disa here xhaxhane e tij, te cilit i ka shkaktuar plage te ndryshme. I demtuari eshte nisur ne drejtim te Spitalit Ushtarak, ku ka marre ndihmen e pare dhe sipas bluzave te bardha ndodhet jashte rrezikut per jeten. Banoret qe jane ndodhur aty kane njoftuar uniformat blu te Komisariatit numer 6, qe kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. Pas disa oresh kerkime eshte bere i mundur ndalimi i te dyshuarit per plagosje, duke e derguar ne qeline e paraburgimit. Gjithashtu jane marre ne pyetje dhe deshmitaret te cilet kane treguar se dy personat jane zene per shkaqe banale mes tyre, pasi kishin konsumuar sasi te medha alkooli.
A. Cena