Bllokohet pasaporta e vjehrres se Bares
E Enjte, 04 Shtator 2008
TIRANE -Vjehrra e Aldo Bares nuk mund te largohet nga Shqiperia. Ky ka qene edhe urdhri qe i eshte komunikuar dje kesaj te fundit nga ana e autoritete policore. Sipas burimeve nga policia 52-vjecarja Vjollca Kodra eshte marre serish ne pyetje mbremjen e dy diteve me pare ne Drejtorine e Policise Tirane. Asaj i eshte bllokuar pasaporta si dhe i eshte komunikuar moslargimin nga vendi yne, per shkak te hetimeve qe jane duke u bere. Sipas burimeve 52-vjecarja me origjine nga Lushnja eshte marre nen hetim ne gjendje te lire nga ana e Prokurorise se Tiranes. Sipas burimeve, dyshohet se 52-vjecarja eshte autorja e falsifikimeve te dokumenteve, me te cilat kreu i "Bandes se Lushnjes", Aldo Bare, ka tentuar te fitoje nenshtetesine rumune, vend ne te cilen ndodhet edhe bashkeshortja e tij, Denada Kodra. Bare ne momentin e arrestimit ka pasur me vete nje pasaporte rumune. Pikerisht per kete gje, dyshohet se Vjollca Kodra te kete falsifikuar dokumentet ne te cilen Bare mbante emrin Mikel Kodra. Ndaj Kodres, nuk eshte ngritur ende nje akuze. Vjollca Kodra u shoqeruar dy dite me pare ne Komisariatin e Policise Rinas teksa tentonte te udhetonte per ne Turqi.
52-vjecarja Kodra eshte marre ne pyetje ne lidhje me vendndodhjen e vajzes se saj Denada Kodra, e cila rezulton te jete bashkeshortja e Aldo Bares sipas certifikates ne te cilen ky i fundit mban emrin Mikel. Por pikerisht duke qene si e dyshuar se pengon drejtesine policia i ka komunikuar qe nuk mund te largohej nga vendi, ne drejtim te Turqise, ku ndodhet i arrestuar Aldo Bare. Gjate shoqerimit te saj Vjollca Kodra, "vjehrra" e Bares, ka bere me dije se do te shkonte disa dite per pushime per ne Turqi. Por ky udhetim eshte penguar nga ana e autoriteteve policore te Rinasit, te cilet kishin nje urdher shoqerimit. Sipas dyshimeve gruaja mund te jete bashkepunetore e vajzes se saj e cila eshte shpallur ne kerkim. Ndaj bashkeshortes se Aldo Bares, ka nje flete-thirrje nga Prokuroria e Krimeve te Renda, te cilen ajo nuk e ka marre parasysh dhe nuk eshte paraqitur per te dhene shpjegime. Kodra rezulton te jete pronare e Lagunes se Karavastase ne Lushnje, pasuri te cilen nuk ka mundur dot ta justifikoje perpara prokuroreve ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Duket se e dashura e Aldo Bares nuk ka mundur te justifikoje Lagunen, e cila eshte ne emrin e saj.
R. C / A. C