PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vetevritet per 100 mije leke 50-vjecari


E Enjte, 04 Shtator 2008

TIRANE - Nje 50-vjecar ka qelluar veten me nje plumb ne zemer pas nje zenke ne shtepi per nje borxh. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 17:00, te dites se djeshme dhe shkaku ka qene nje borxh prej 100 mije lekesh, qe Fadil Hakaj, me origjine nga Puka, por me banim ne Tirane, nuk mund ta shlyente. Kjo gje eshte bere e ditur nga burimet policore te cilat kane saktesuar dhe shkakun e veteflijimit. Kane qene familjaret qe e kane gjetur 50-vjecarin pajete ne kuzhinen e shtepise se tij, pasi kishte qelluar veten me nje plumb ne zemer, duke i shkaktuar vetes vdekjen e menjehershme. Ne deshmite e marra nga uniformat blu te kryeqytetit nga familjaret e viktimes, eshte bere e ditur se, veprimin ai e kishte kryer ne gjendje te rende depresioni per shkak se nuk i kishte mundesite ekonomike qe ai te shlyente borxhin prej 100 mije lekesh qe kishte marre disa kohe me pare. Por gjendja e rende ekonomike kishte bere qe dhe ne familjen e viktimes te kishte zenka mes Fadil Hakaj dhe bashkeshortes se tij, nje nga shkaqet qe sipas policise ka bere qe 50-vjecari ti jepte fund jetes.

Fadil Hakaj kishte gjet vdekjen e menjehershme sapo kishte qelluar veten. Kjo gje eshte bere e ditur nga burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, sipas te cilave 50-vjecari, i ka dhene fund jetes duke u vetevrare me 1 plumb kallashnikovi ne zemer. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 17:00 minuta te dites se djeshme ne katin e peste te nje banese ne lagjen "Komuna e Parisit". Nga hetimet e para policia dyshon se ngjarja ka ndodhur pas nje zenke te viktimes me bashkeshorten per nje borxh prej 100 mije lekesh, te marra kohe me pare. Burime te grupit hetimor kane bere te ditur se, viktima ka debatuar me gruan e tij gjate drekes se djeshme ne lidhje me pamundesine per kthimin e borxhit, pasi gjendja e tyre ekonomike ishte e renduar. Zenka kishte vazhduar per pak ore. Por pasi te gjithe kishin rene ne qetesi, 50-vjecari Hakaj kishte shkuar ne kuzhinen e baneses ku nuk kishte pasur njeri.

Ne nje gjendje te rende ekonomike qe e kishte cuar dhe ne depresion te rende, 50-vjecari Hakaj ka marre armen automatike te llojit "Kallashnikov", dhe ka qelluar veten nje here ne zemer duke i dhene fund jetes menjehere. Kane qene familjaret e tij qe e kane gjetur dhe me pas njoftuar policine. Uniformat blu qe kane mberritur kane nisur hetimet e rastit, ku eshte zbuluar dhe borxhi i pa shlyer. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes efektivat blu te Komisariatit numer 2, kane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje automatik m-56, 1 kreher me 17 fisheke te cila i mbante pa leje si dhe nje gezhoje. Policia ka marre dhe deshmite e familjareve, nderkohe qe dosjen e ka derguar ne prokurorine e Tiranes.

Artan Cena




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika