PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Haremi i kohes se Zogut kthehet ne identitet

Erjola Hazizolli
E Enjte, 04 Shtator 2008

BERAT- Eshte nje nder objektet me me vlera te qytetit muze te Beratit. Pasi ka sherbyer si banesa e familjes se Pashait te Beratit ne vitet 1800 dhe me tej si nje vend hareje e defrimi, ne kohen e mbretesise se Zogut, objekti i kategorise se pare, dikur lene ne meshire te fatit, tashme po del ne drite.

Qe prej disa ditesh banoret e ketij qyteti kane pare se “ haremlleku” sic njihet prej te gjitheve po rilind, por tashme jo per tu kthyer ne nje shtepi muzike e argetimi, por per te pasur identitetin si nje qender e rendesishme mesjetare. Objekti qe i perkete periudhes mesjetare ndertuar me gure te gdhendur dhe harqe mbi kolona te hijshme, ishte lene krejt pas dore. Si te mos mjaftonte fakti, qe gjate viteve te monizmit kjo ndertese pesoi nje shkaterrim te pjesshem edhe gjate 15 viteve te fundit ishte lene krejt ne harrese. Shtepia e Pashait ndodhet ne zonen me te rendesishme te qytetit dhe eshte nje nga objektet e kategorise se pare, per sa i perkete vlerave artikitektonike dhe historike qe mbart. Specialistet e monumenteve te kultures ne kete qytet kane nisur ditet e fundit punen ne pjesen e jashtme te objektit. Dikur i rrethuar nga plerat, dherat dhe shkurret objekti me vlera, tashme po shnderohet ne nje qender te rendesishme te kultures dhe historise. Drejtori i Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare, Petrika Stasa pohoi per “ Koha Jone”, se me nje fond prej 4 milione leke po punohet nga specialistet per pjesen e jashtme te objektit. Keshtu, puna ka nisur qe prej disa ditesh dhe ka mundesuar heqjen e 400 metra kube dherash, pastrimin e te gjithe zones, rrethimin e siperfaqes me kangjella, kompletimin e kolonave me sfera guri dhe vendosjen e ndricuesve. Sipas Stases, kjo eshte faza e pare e investimit, pasi parashikohet nje faze tjeter per nderyrjen ne objekt. Po sipas drejtorit i gjithe fondi prej 30 milion lekesh te reja nga buxheti i shtetit, akorduar kesaj drejtorie, tashme eshte duke u perdorur ne drejtim te restaurimeve te disa prej objekteve si shtepi muzeale, Teqene e Abaz Aliut ne Kulmak dhe kisha e Shen Mehillit. Deri me tani kane perfunduar se restauruari 6 objekte dhe te tjerat jane ne proces.




Komento artikullin | Shiko komentet (16 komente)
Te Tjera nga rubrika