PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gladiatori i pare shkon ne Ceki


E Hene, 01 Shtator 2008

Ka perfunduar po aty ku ka nisur, me te njejtin shkelqim, me te njejtin popullaritet, por me me shume emocione. Pas nje jave te gjate dhe intensive te prezantimit te filmave pjesemarres ne Festivalin Nderkombetar te Filmit, mbremja e djeshme ka shenuar edhe fituesin e trofeut "Gladiatori i arte". Filmi cek "I served the King of England" (Une i sherbeva Mbretit te Anglise) eshte vleresuar si produksioni me i mire ne te gjithe komponentet. Regjisori i njohur cek Jiri Menzel ka qene mbremjen e djeshme i pranishem ne sallen e Teatrit "Aleksander Moisiu", aty ku eshte dhene edhe cmimi per filmin e tij. Nje film, qe ne fakt kishte spikatur nder te tjeret dhe qe ishte perfolur per ndikimin, qe kishte krijuar edhe tek publiku shqiptar. Film i te gjitha dashurive te munguara dhe i ironise se holle", keshtu eshte cilesuar nga prej spektatoreve filmi cek, "I serverd the King of England". I ndjekur me vemendje gjate projektimit ne diten e 7-te te festivalit, ai la gjurme te thella per nivelin artistik te realizimit si dhe per numrin e madh te figuranteve, qe kane marre pjese ne xhirimin e tij. Mund te ishin me qindra te tille, qe ndesheshin gjate sekuencave filmike, si ushtare, kameriere, prostituta, biznesmene e qytetare te ndryshem. I konceptuar si nje film ironiko- romantik, skenari shpalosej ne dy linja jetesh paralele. Skenari shpaloset ne dy jete paralele. Historia e pare tregon jeten e nje te riu ambicioz ne maturim para luftes dhe gjate okupimit gjerman. Ne nje rastesi ai papritmas e gjen veten me kundershtaret. Historia e dyte ka te beje po me historine e pare, por shume vite me pas, kur ai del nga burgu dhe kerkon paqen ne nje fshat gjerman te braktisur, ku banoret ishin zbuar pas luftes. Paqja e tij eshte shume e shkurter, sepse shqetesohet nga ardhja e nje vajze te re punetore. Bukuria dhe freskia e saj i risjellin ne mendje aventurat e tij, kur ishte i ri. Ironia dhe romanticizmi jane bashkeudhetare ne te gjithe zhvillimet e aksionit filmik. Prodhuesit e filmit me bonsens tallen me cdo gje. Me realitetin e kohes, me mjedisin rrethes, me njerezit qe jane pjese e tij. Gjithcka e realizuar sipas tradites se humorit brilant te Jarosllav Hashekut. "I served the King of England" (Une i sherbeva Mbretit te Anglise) eshte prodhim i vitit 2006, me regji te Jirí Menzel dhe skenar te Bohumil Hrabal e Jirí Menzel, fitues i disa cmimeve derkombetare. Ne role interpretojne Ivan Barnev (Jan Díte, i ri), Oldrich Kaiser (Jan Díte, plak), Julia Jentsch (Líza), Martin Huba (Skrivánek), Marián Labuda (Walden), Milan Lasica (profesori), Josef Abrhám (Hotelier Brandejs), Jirí Lábus (Hotel Boss), Jaromír Dulava (Waiter Karel), Pavel Nový (gjenerali).

Sigurisht mbremja finale e festivalit, e konceptuar si nje nate gala, dedikuar kinematografise, nata e djeshme, ne teatrin e Durresit ka vleresuar edhe krijime te tjera kinematografike, pjese e ketij festivali. Nderkohe, qe ne radhet e para kane qene te ulur personalitete te larta te kinemase dhe politikes shqiptare.





Cmimet e festivalit:

Filmi me i mire artistik (Gladiatori i Arte)

Cmimi i Jurise

Filmi me i mire Shqiptar

Aktorja me e mire

Aktori me i mire

Cmimi i karrieres





Te ftuarit

Ne tapetin e kuq, te shtruar ne hyrje te teatrit "Aleksander Moisiu" ne Durres, kane shkelur jo vetem emrat e njohur te kinemase shqiptare, por edhe asaj boterore, e madje edhe politikane e njerez te sferave te ndryshme, te cilet jane bere pjese e ceremonise se ndarjes se cmimeve per filmat pjesemarres. Sigurisht, shkelqimi ka qene i gjithi per kenaqesine e regjisorit Jiri Menzel, ndersa nuk kane munguar regjisoret e tjere pjesemarres, Fatmir Koci, Pirro Milkani, aktorja Arta Dobroshi, etj.



Fimat ne gare per "Gladiatori i arte"

"Koha e kometes"

"Trishtimi i zonjes Shnajder"

"Life sentence"

"True miracle"

"Secrets";

"Installation of love"

"Correction"

"Georg"

"I served the King of England"



"Ahlam dreams"



"White angel"



"Mirush"

"Living and the dead"



"Mao Ce Dun".

"Black horses"



Juria e festivalit:

Elena Giuffrida- Zv. Presidente "Trieste Film Festival"

Burbuqe Berisha- Regjisore e Filmi/Teatrit dhe TV

Roland Sejko - Gazetar, Kurator prane Institutit LUCE

Marian Tutui - Studiues i Kinemase Ballkanike, Menaxher ne Kinemateken Rumune

Xavier Lambousr -Fotograf, Drejtor Fotografie

Mimmo Mongelli- Regjisor, Skenarist





$Xhevdet Ferri: Nje festival, qe do te kete vazhdimesine

Eshte ndjere i kenaqur ne radhe te pare nga menyra se si publiku shqiptar ka reaguar ndaj festivalit Nderkombetar te Filmit, ndersa ka siguruar vazhdimesine e tij edhe ne vitet e ardhshme, duke synuar ta ktheje ate ne tradite. Kryetari i Qendres Kinematografike Kombetare, Xhevdet Ferri ka gjetur me ne fund te realizuar ne kete event, nje ide te vjeter, qe kishte kohe qe mendohej. "Shqiperise i mungonte nje festival i tille nderkombetar", eshte shprehur Ferri duke shtuar, se ne kete mes, pjesa me e veshtire ka qene mungesa e identitet dhe problemi, qe njerezit te bindeshin per vazhdimesine e ketij eventi. Megjithate publiku ka reaguar mjaft mire dhe ka shprehur interes per filmat e shfaqur. Pjese e festivalit Nderkombetar te Durresit jane bere 16 filma te perzgjedhur mes 50 konkurrenteve. E nderkohe mbremja e djeshme, vleresoi 5 me te miret, te cilat u kurorezuan me nga nje trofe. Por festivali i Durresit pergjate nje jave u kthye ne qender te dialogut midis regjisoreve, skenaristeve, producenteve, aktoreve, drejtoreve te fotografise, inxhiniereve te zerit, montazhiereve, kompozitoreve, skenografeve, kostumografeve, gazetareve te specializuar dhe admiruesve te kinemase. Duke rikthyer emocionet dhe vemendjen tek kjo industri artistike, pergjate bisedave, konferencave te shtypit dhe takimeve mes artisteve, ky festival, pervec vemendjes ndaj filmave te huaj ktheu ne fokus te vecante kinemane kombetare me produksionet e saj me te fundit. Synimi eshte, per te risjelle ne vijimesi te pervitshme traditen e Festivaleve Kombetare ku vlerat te shpalosen perpara nje vleresimi profesional nderkombetar. Gjithashtu ne nje program jashte konkurimit do te shfaqen per kenaqesine e audiences si "Rikthim ne kinemane tone" te gjithe filmat fitues ne 12 edicionet e Festivalit Kombetar.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika