PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Terrorizmi, Rama ne Singapor


E Hene, 01 Shtator 2008

Tiranw- Hakersat shqiptare dhe frika nga terrorizmi vene ne alarm Prokurorine e Pergjithshme. Mungesa e teknikes dhe eksperiences ne kete fushe, perfshire piraterine, apo pedofiline ne internet, ka bere qe kryeprokurorja Ina Rama te marre pjese ne nje seminar kater ditor te zhvilluar ne Singapor, ku eshte mbajtur Asambleja vjetore e Shoqates Nderkombetare te Prokuroreve. Precedentet ne rritje te krimit ne fushen e teknologjise informatike, internetit dhe kompjuterit, ka vene ne alarm edhe organin e akuzes ne Shqiperi. "Behet fjale per terrorizmin, manipulimin e te dhenave dhe te llogarive bankare, vjedhjet me mashtrim te klienteve qe bejne blerje permes internetit, apo perdorimi i internetit prej pedofileve dhe konsumuesve te pornografise me femije", thane zyrtare te organit qendror te akuzes dje per gazeten "KJ" rreth temave te takimit. Por sipas eksperteve nderkombetare, kontigjentet kriminale synojne me teper vendet e vogla, apo te botes se trete qe jane ne zhvillim e siper dhe ku fusha e teknologjise kompjuterike eshte ne hapat e pare, duke i dhene mundesi qe te zhvillojne aktivitetin e quajtur edhe "cybercrime". Keto vende disponojne mjete jo te mjaftueshme per te luftuar kete fenomen, ndaj dhe gjate seminarit te zhvilluar ne Singapor eshte trajtuar menyra se si te zbulohen dhe luftohen piratet e internetit, qe sulmojne faqet zyrtare te institucioneve, bankat dhe llogarite e klienteve, apo qe ngacmojne seksualisht femijet nepermjet pornografise dhe pedofilise. Lidhur me menyrat se si do te realizohet lufta kunder ketij krimi, zyrtare te prokurorise thane se, "do te kryhet nepermjet thellimit te bashkepunimit rajonal dhe nderkombetar, sepse krimi kompjuterik nuk njeh kufij dhe se shpesh ne te jane te perfshire shume persona qe jetojne ne vende te ndryshme dhe komunikojne permes internetit". Sipas eksperteve, kriminelet dhe terroristet arrijne te perdorin viruset me qellim bllokimin e pjeseve te tera te administrates se shtetit.

Ne takimet qe Ina Rama ka zhvilluar eshte marre vendimi qe te krijohen institucione shteterore te specializuara per ekspertizen e krimit kompjuterik, (cybercrime), si dhe e specializimit dhe profilizimit te prokuroreve dhe te oficereve te policise gjyqesore per hetimin e krimeve ne kete fushe. "Rritja e jashtezakonshme e numrit te kompjuterave dhe e perdoruesve te internetit, si dhe zhvillimi i teknologjise (e-technology) dhe ekonomise elektronike (e-economy), ka cuar edhe ne shtimin e jashtezakonshem te krimeve ne kete fushe", thuhet ne njoftimin e Prokurorise se Pergjithshme.



Legjislacioni

Per te arritur deri tek ngritja e strukturave, eshte kerkuar qe per keto vende te vogla te permiresohet edhe legjislacioni per marrjen dhe administrimin e provave ne kete fushe. Autoret e ketyre krimeve perdorin si mundesi per te fshehur gjurmet edhe vende te vogla, apo te tilla ku interneti nuk ka ndonje zhvillim masiv.



Pavaresia

Pavaresia dhe paanshmeria e prokuroreve ne ushtrimin e detyres, ka qene tema tjeter e rendit te dites te takimit nderkombetar te Singaporit. Shume prej perfaqesuesve theksuan se kjo paanshmeri dhe pavaresi eshte e domosdoshme. Kryeprokurorja Rama ka pasur takime me homologe te vendeve ku ka dhe emigrante shqiptare.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika