PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shperthejne bobolat ne depo, qyteti ne panik


E Hene, 01 Shtator 2008

Puke- Ish magazinat e ushtrise ne Puke, nen furine e shperthimeve te bombolave te gazit. Banoret e qytetit ne panik largohen nga banesat, pasi gjendeshin vetem 20 metra larg vendngjarjes. Edhe tifozet braktisin shkallet e stadiumit, ndersa per fat te mire nuk ka pasur asnje te lenduar. Vatra e zjarrit sipas policise kane qene dy kazane mbeturinash qe gjendeshin edhe prane ish-depove te ushtrise. Banoret thane se kane degjuar disa shperthime te njepasnjeshme teper te fuqishme, duke kujtuar se behej fjale per municione luftarake. Eksplozionet jane pasuar nga flake te fuqishme, nderkohe qe ne ambientet e ish-magazinave mesohet se gjendeshin nje sasi bobolash Forcat e zjarrfikese, te pajisura me veshje antieksploziv, kane mundur te neutralizojne situaten, ndersa fatmiresisht nga shperthimet nuk ka pasur te lenduar. Policia tha pas ngjarjes se ish-magazinat perdoreshin prej me shume se pese vitesh per perpunimin e bimeve medicinave. Dyshohet se zjarri ne kazanet e mbeturinave ka qene i qellimshem dhe se me pas nga temperatura e larte kane shperthyer edhe bobolat e gazit qe gjendeshin prane depove. Ne momentet qe ka ndodhur ngjarja, ne stadiumin e qytetit, 500 metra me larg, zhvillohej edhe nje ndeshje futbolli.

R.Ll








Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika