PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Burbuqe Berisha: Nje festival serioz ne trojet shqiptare


E Shtune, 30 Gusht 2008

Burbuqe Berisha eshte nje prej anetareve te jurise ne festivalin Nderkombetar te Filmit ne Durres dhe ka ndjekur nga afer gjithe zhvillimet e tij. Regjisorja kosovare, ndonese eshte perpjekur te tregohet e matur ne komentet qe jep, pikerisht per shkak te pozicionit qe ka, flet per nje cilesi te larte te filmave pjesemarres. "Une sinqerisht them dhe po gezohem qe po fillon nje festival i tille serioz ne trojet shqiptare, qe mund te kete nje jetegjatesi dhe nje seriozitet te madh", eshte shprehur ajo per Express. Gjithsesi ne kete kuader edhe Berisha veren mungese te filmit nga Kosova ne festival, ashtu si edhe ne Sarajeve. Regjisorja e gjen problemin kryesor tek politika kulturore, qe ka Kosova per filmin. Ajo mendon se problemi eshte tek buxheti i vogel per filmin. "Me buxhete qesharake ne nuk mundemi te prodhojme filma e as manifestime filmike", ka shtuar ajo.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika