PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kinemaja shqiptare, me fituesit e dy festivaleve


E Shtune, 30 Gusht 2008

Kinemaja shqiptare dhe emocionet qe percjellin filmat e saj, vazhdojne te jene te pranishme per publikun edhe ne ditet e fundit te festivalit. "Zemra e nenes" dhe "Kolonel Bunker" kane qene filmat qe i paraprine konkurrenteve te djeshem. "Zemra e nenes" eshte fitues i Festivalit X te filmit, i zhvilluar ne vitin 1995. Me producent "Albafilm Studio" dhe skenar te Nexhati Tafes, filmi ka per regjisor Besnik Bishen. Ne rolet kryesore interpretojne: Tinka Kurti (gjyshja), Bledar Rudi (Herion), Ermira Gjata (nusja e djalit), Ilir Bezhani, Besa Kryeziu, etj.

"Kolonel Bunker" eshte nje tjeter film i projektuar mbreme, i vleresuar me cmim ne festivalin e XI te Filmit, i zhvilluar pese vjet pas Festivalit te dhjete. Sigurisht, qe ne kete pesevjecar kane ndryshuar shume gjera ne industrine e filmit. Gjigandi "Kinostudio" qe per 40 vjet me rradhe kishte prodhuar gati 240 filma artistike dhe mijera vizatimore, dokumentare e kronika se bashku, u shua pak nga pak dhe tani nuk ekziston me. Por, kinematografia mbijeton fale bashkeprodhimeve me studio te huaja filmike. Ne kete festival, u prezantuan gjithsej kater filma te bashkeprodhuar me Polonine, Francen, Rusine dhe Maqedonine. Filmi fitues i ketij Festivali ishte nje i tille, "Kolonel Bunker" i Kujtim Cashkut, bashkeprodhim i "Orafilm" me "Film Studio Dom" dhe "3 B Production". Filmi ka regjisor dhe skenarist Kujtim Cashkun. Ne role interpretojne Agim Qirjaqi (Kolonel Muro), Anna Nehrebecka, Cun Lajci, Guljem Radoja, Kadri Roshi, Petrit Malaj, etj. "Kolonel bunker" eshte vleresuar me disa cmime edhe jashte Shqiperise.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika