Festivali i Filmit, sjell luften e Irakut
E Shtune, 30 Gusht 2008
Vetem nje dite na ndan nga finalja e Festivalit Nderkombetar Veror te Filmit. Mbremja e djeshme ka prezantuar per publikun, dy prej filmave me te vleresuar ne aktivitete te ndryshme nderkombetare: "Ahlaam dream" dhe "I served the King of England" kane qene dy produksione krejt te ndryshem nga njeri-tjetri, qe kane sjelle perkatesisht vecantite e kinemase irakene dhe ceke. "Ahlaam dream", eshte nje prodhim iraken i vitit 2005, me skenar dhe regji te Mohammed Al - Daradji, ndersa muzika nga Naseir Shamma. Ne role interpretojne Aseel Adel (Ahlaam), Bashir Al Majid (Ali), Mohamed Hashim (Dr. Mehdi). Ngjarjet zhvillohen ne nje Bagdad te tmerruar, te derrmuar nga bombat e luftes, ku merret nje udhetim ngjarjesh permes tri jeteve te irakeneve. Udhetojme gjithe kohes para e prapa jeteve. Ahlaam nje grua e shokuar, perballet me arrestimin e dhunshem te burrit te saj ne diten e marteses. Jeton ne nje bote konfuzioni dhe iluzioni te vazhdueshem. E mundur nga regjimi i eger i kohes, Ahlaam mbetet me nje shprese te vogel. Dr. Mehdi eshte nje idealist i devotshem, i cili lufton te gjeje te miren tek njerezit dhe jo vetem egersine dhe brutalitetin, qe eshte i mbuluar nga frika. A do t'i mbijetoje shpirti i Mehdiut devastimit dhe politikes se shkuar te babait te tij? Aliu, nje pacient i spitalit dhe nje ish- ushtarak, qe i kishte sherbyer me zell vendit te tij, gjendet i shokuar nen hijet e bombave amerikane. Duke udhetuar ne zonat me te shkateruara, me shpresen per te gjetur njerez te gjalle, ai do te ece gjate gjithe kohes. Patriotizmi dhe shpirti i tij i forte do te shpetojne shume njerez, por a do te shpetoje vete ai?
Filmi cek
"I served the King of England" (Une i sherbeva Mbretit te Anglise) eshte filmi i dyte i projektuar mbremjen e djeshme ne teatrin "Aleksander Moisiu" ne Durres. Prodhim i vitit 2006, me regji te Jirí Menzel dhe skenar te Bohumil Hrabal e Jirí Menzel, filmi eshte fitues i disa cmimeve nderkombetare. Ne role interpretojne Ivan Barnev (Jan Díte, i ri), Oldrich Kaiser (Jan Díte, plak), Julia Jentsch (Líza), Martin Huba (Skrivánek), Marián Labuda (Walden), Milan Lasica (profesori), Josef Abrhám (Hotelier Brandejs), Jirí Lábus (Hotel Boss), Jaromír Dulava (Waiter Karel), Pavel Nový (gjenerali). Skenari shpaloset ne dy jete paralele. Historia e pare tregon jeten e nje te riu ambicioz ne maturim para luftes dhe gjate okupimit gjerman. Ne nje rastesi ai papritmas e gjen veten me kundershtaret. Historia e dyte ka te beje po me historine e pare, por shume vite me pas, kur ai del nga burgu dhe kerkon paqen ne nje fshat gjerman te braktisur, ku banoret ishin zbuar pas luftes. Paqja e tij eshte shume e shkurter, sepse shqetesohet nga ardhja e nje vajze te re punetore. Bukuria dhe freskia e saj i risjellin ne mendje aventurat e tij, kur ishte i ri.
Ahlaam dream", filmi i vleresuar me disa cmime nderkombetare
Grand Prix Arte Mare, Film Festival Bastia, France 2006
Cmimi Special i Jurise, Festivali i 9-te Nderkombetar i Stambollit per Kinemane dhe Historine
Cmimi Special i Jurise Arabe te Botes, "Cinema Paris", 2006
Cmimi, Filmi me i mire, Lidhja Indoneziane e Kineasteve, JAFF 2006
Filmi me i mire Shpirteror, Brooklyn International Film Festival, 2006