Jackson, ja si do te ishte sot
E Shtune, 30 Gusht 2008
Asnje feste e vecante nuk eshte shfaqur per ish-mbretin e mzuikes pop, Michael Jackson (Michael Joseph Jackson) ne ditelindjen e tij te 50-te. Nderkohe "Daily Mail" ka publikuar nje foto, te realizuar ne kompjuter, ne te cilen artisti shfaqet ashtu sikurse ai mund te ishte sot, pa nderhyrjen e operacioneve qe ka realizuar ne buze, hunde, sy, floke dhe lekure. Dhe per me teper, fotoja tashme e lancuar ne internet, le te kuptosh se ne vitin 2008 Michael Jackson do te kishte qene nje mashkull me ngjyre i shendetshem dhe ende i pelqyeshem. Ditelindja e 50-te e aktorit eshte festuar ne menyre intime dhe teper e rezervuar. Por fansat vazhdojne te jene te shqetesuar. Imazhet e fundit te kengetarit ne karrige me rrota, ndersa leviz ne rruget e Las Vegasit me te njejtat syze te erreta, kane krijuar panik. Por siqodofte, fansat vazhdojne t'i qendrojne besnik idhullit te tyre, pavaresisht problemeve personale dhe ceshtjeve gjyqesore, me te cilat ai eshte perballur vitet e fundit. Dhe ne te vertete, parabola renese e karrieres se artistit ka nisur me problemet juridike: pagesa prej 20 milione dollaresh per abuzime seksuale, pa llogaritur edhe nje proces tjeter, qe zgjati plot dhjete vjet per te njejten akuze, gjithsesi te fituar nga Jackson. Por te dyja keto ceshtje i kane cuar gjerat deri ne ate pike, sa qe ai eshte detyruar te nxjerre ne shtije rezidencen perrallore. Per te ardhmen kengetari ka te programuar koncerte ne Londer dhe Las Vegas (te cileve nuk iu njihen detajet) dhe nje disk te ri, per te cilin ishte duke punuar. Por dihet gjithashtu qe Michael nuk do te jete ne bashkimin familjar te Jackson, sepse ka detyrime te papaguara ndaj vellezerve. Megjithate, shtepia diskografike e ka festuar sipas menyres se saj ditelindjen e 50-te te kengetarit. Eshte parashikuar dalja e nje antologjie te re te tij. Permes nje sajti ne internet, fansat e Jackson ne cdo shtet te botes do te kene mundesine te votojne kenget e tyre te preferuara. 15 kenget me te votuara do te krijojne albumin "King of Pop" (Mbreti i pop-it), qe do te jete ne treg ne fillim te dhjetorit.